Pas atentatit ndaj liderit të opozitës, ekipet e Ramës hakerojnë Facebook-un e SYRIT

Pas atentatit ndaj liderit të opozitës, ekipet e Ramës hakerojnë Facebook-un e SYRIT

13:41, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në sulmin e tij ndaj aksionit të opozitës dhe mediave opozitare në vend. 

Ditën e sotme është hakeruar dhe vjedhur faqja e Facebook-ut të Syri.net, medias online më të madhe dhe më të ndjekur në Shqipëri. 

Ky sulm vjen menjëherë pas atentatit ndaj liderit të opozitës Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Hakerimi i faqes së SYRIT ndodh pas raportimeve të shumta nga portali se personi që kreu atentatin ndaj Berishës ishte një person i infiltruar.

Ky sulm po ashtu vjen në kohën kur liria e medieve në vend ka shënuar rënien më të madhe, ndërsa Shqipëria renditet me shtetet më despotike në planet.

I bëjmë me dije Ramës dhe kujtdo personi tjetër përgjegjës ndaj këtij sulmi, se rasti do të ndiqet në të gjitha format. 

Kujtojmë që ueb-i i SYRIT është sulmuar disa herë nga zyrat e zëdhënësit të Ramës, Endri Fugës në bodrumet e Pallatit të Kongreseve që përdor për të hakeruar ueb-et që nuk ka kontroll mbi to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Les09/12/2022 14:05

Kujdes edhe me Twitter. Mjaftojne disa postime te forta kunder "padishahut" dhe aktivizohet "celula" patronazhiste rampalliste per te hakeruar.

Shto koment

Denonco