VIDEO/ Rrjeti amerikan CBS: Lideri i opozitës shqiptare sulmohet gjatë protestës antiqeveritare

11:17, 07/12/2022
A+ Aa A-

Edhe një nga rrjetet më të mëdha televizive amerikane, CBS News, raporton se kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha u sulmua gjatë një proteste antiqeveritare.

“Lideri 78-vjeçar i Partisë Demokratike të opozitës shqiptare u godit me grusht në fytyrë të martën gjatë një proteste antiqeveritare në kryeqytetin e vendit, tregon një video.

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, po drejtonte protestuesit drejt një samiti të liderëve botëror në Tiranë, kur një person shpërtheu papritur mes turmës dhe e goditi me grusht në fytyrë. Videoja e incidentit tregon se personi u neutralizua dhe u godit me shpejtësi. Berisha u fotografua më pas me një sy të zi”.

"Berisha po drejtonte një turmë që po protestonte për korrupsionin e dyshuar të kryeministrit Edi Rama, të cilin shumë e fajësojnë për një rritje të madhe të kostos së jetesës në vend, sipas Associated Press.

Në një deklaratë, policia shqiptare tha se sulmi ishte i paprecedentë dhe totalisht i dënueshëm. Sipas Associated Press, ata thanë gjithashtu se i dyshuari kishte precedentë penalë për dhunë dhe trafik droge.

Pas sulmit, Berisha bëri një deklaratë duke pretenduar se personi që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale. Por policia tha se i dyshuari 31-vjeçar Gert Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale apo asnjë strukture të Policisë së Shtetit dhe nuk është përdorur kurrë si i infiltruar apo burim informacioni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco