Meta: Shqipëria s'ka qenë e fundit në paga e pensione, sot është prej keqqeverisjes e korrupsionit!

Meta: Shqipëria s'ka qenë e fundit në paga e pensione, sot është prej keqqeverisjes e korrupsionit!

11:25, 03/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbajtur një takim sot me gjimnazistët për problemet e vendit dhe çështjet e mprehta që i shqetësojnë edhe ata, si familjet e tyre që po vuajnë këto kosto të keqqeverisjes. Meta e theksoi fjalën keqqeverisje dhe e shpjegoi arsyen pse e sheh atë si bazën e të gjitha problemeve sot.

 “Them të keqqeverisjes, - tha Meta, -  sepse nuk ka qenë vendi ynë, vendi i fundit në rajon për sa i takon pagave, të pensioneve. Jo! Nuk ka qenë vendi ynë i fundit në rajon për sa i takon nivelit të korrupsionit. Jo! Është bërë gjatë kohëve të fundit, si rezultat i kapjes së shtetit.

Prandaj, ndodh që ikën një i ri nga Serbia për njëmijë banorë dhe ikin të paktën 10 nga Shqipëria. Ikën një nga Mali i Zi për 1000 banorë, ikin 16-17 nga Shqipëria! Ikën një nga Kosova, ikin më shumë se 4-5 nga Shqipëria, sepse këtu, një kilometër rrugë e re kushton gjashtë herë më shtrenjtë se sa në Serbi dhe shpesh, edhe dhjetë herë më shtrenjtë se një vend i BE-së, sepse këtu në kulmin e krizës, kur duhen bërë politika mbështetëse, politika sociale për shtresat më në vështirësi, këtu bëhen skandalet më të mëdha korruptive, sikurse e keni dëgjuar ju, rasti më i fundit i Portit të Durrësit, që është një skandal i jashtëzakonshëm dhe shumë raste dhe çështje të tjera.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco