Dokumentat/ Amant Josifi, ortak me Olsi Ramën, në 2014-ën krijuan kompaninë ‘Pegasus’

13:20, 02/12/2022
A+ Aa A-

Biznesmeni shqiptar, Amant Josifi, i shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e 200 mijë shtetasve europianë për një shumë prej 2.5 miliardë euro nëpërmjet call-center, ka qenë ortak me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.

“Syri Televizion” ka siguruar një dokument zyrtar, në të cilin thuhet se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë krijuar shoqërinë “Pegasus” shpk, e cila ka si aktivitet kryesor shërbimin e shitjes nëpërmjet telefonit, call-center.

Image

Kompania është regjistruar në maj 2014, vetëm pak kohë pasi Olsi Rama u rikthye në Shqipëri, menjëherë sapo vëllai i tij mori mandatin e kryeministrit.

Bashkëpunimi zyrtar ndërmjet Josifit dhe Olsi Ramës ka vijuar deri në janar të vitit 2018.

Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka, si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës. 

Aktualisht, Amant Josifi konsiderohet nga autoritetet spanjolle si personazh kyç në një skemë gjigande mashtrimi, ku janë goditur dhjetëra-mijëra qytetarë europianë. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve spanjolle, organizata ku bënte Josifi ka përfituar mbi 2.5 miliardë euro.

Policia spanjolle e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Josifin, ndërkohë që një operacion i zhvilluar në Tiranë për kapjen e tij dështoi, pasi besohet se ka pasur dekonspirim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco