‘Judicial Watch’: SHBA financon mercenarët e Sorosit në Shqipëri

‘Judicial Watch’: SHBA financon mercenarët e Sorosit në Shqipëri

09:44, 02/12/2022
A+ Aa A-

Organizata e njohur amerikane, Judicial Watch, e cila monitoron zbatimin e ligjit në SHBA, ka publikuar një tjetër raport, ku thekson se administrata e presidentit Joe Biden vazhdon të japë miliona dollarë për organizatat e financuara nga miliarderi majtist, George Soros.

Këtë herë, administrata e Biden ka dhënë 12 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve amerikanë për të financuar një organizatë të quajtur Solidarity Center, e cila merr fonde edhe nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur. Fondet janë dhënë që kjo organizatë të punojë për të forcuar të drejtat e punëtorëve në tre vende të Amerikës Latine.

Por kjo nuk është hera e parë që qeveria amerikane ka dhënë fonde për të financuar grupet e Sorosit. Judicial Watch citon fillimisht fondet e dhëna për grupet e Sorosit në Shqipëri.

“Judicial Watch ka raportuar për vite dhe ka siguruar të dhëna që tregojnë realitetin shqetësues të taksapaguesve amerikanë që financojnë komplotet e majta të Sorosit jashtë vendit.

Kjo përfshin zbulimin e dokumenteve që tregojnë financimin e Departamentit të Shtetit të organizatave jofitimprurëse të Soros në Shqipëri për të sulmuar grupet dhe politikat tradicionale pro-amerikane; financimi i qeverisë amerikane për axhendën radikale globaliste të Soros në Guatemalë, Kolumbi, Rumani dhe Maqedoni. Paratë zakonisht rrjedhin përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Kombëtar (USAID)”, thuhet në njoftim.

Para disa vitesh, Judicial Watch publikoi 49 faqe me dokumente që tregojnë se si ‘Departamenti i Shtetit dhe USAID po punojnë me grupin e Soros për të kanalizuar para për ‘një ushtri mercenarësh’ të aktivistëve të së majtës në Shqipëri’.

Në dokument thuhet se ambasadori Donald Lu, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai e ka ndihmuar duke u mohuar vizat amerikane juristëve konservatorë nga partia konservatore në Shqipëri.

Judicial Watch ka publikuar edhe një dokument ku tregohet se ‘si administrata e Obamës dërgoi fondet e taksapaguesve amerikanë për një grup të mbështetur nga Sorosi, i cili i përdori paratë për të financuar aktivitetet politike të krahut të majtë në Shqipëri. Këtu përfshihej edhe puna me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur ‘reformën gjyqësore’ të shumë diskutueshme’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco