‘Sulmi ndaj Prestige'/ Noka: Hakmarrje e Ramës për transparencën! Qeveria i vendos gjoba mediave

‘Sulmi ndaj Prestige'/ Noka: Hakmarrje e Ramës për transparencën! Qeveria i vendos gjoba mediave

11:48, 01/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me aksionin e dytë të IKMT-së kundrejt Prestige Resort, duke e quajtur një hakmarrje shtetërore ndaj News24.

Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ky sulm vjen pasi kjo media po bën transparencë për dy aferat më të mëdha të rilindjes, inceneratorët dhe zhdukja e Portit të Durrësit.

Sipas Nokës, kjo është një qeveri mafioze e cila i vendos gjoba mediave dhe jo anasjelltas.

Postimi i plotë:

Sulmi i dytë ndaj Prestige Resort është hakmarrje shtetërore ndaj News 24, për transparencën që i bënë dy aferave më të mëdha të Rilindjes, inceneratorëve dhe zhdukjes së Portit të Durrësit.

Qeveria mafioze i vendos gjoba mediave dhe jo anasjelltas.

Çdo qasje mediatike për transparencë kërcënon pushtetin e kësaj qeverie.

E vërteta është armiku kryesor i Rilindjes.

I bëj thirrje mediave të solidarizohen me kolegët e tyre të News 24.

Koha për një koalicion të madh shqiptar kundër Mafias!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco