Protestat në Malin e Zi, analisti për Syri Tv: Jemi kundër 'Open Balkan', nisma në favor të Serbisë

17:26, 30/11/2022
A+ Aa A-

Analisti Bekim Çoba komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv protestat në Malin e Zi kundër Ballkanit të Hapur. Bekim Çoba tha se arsye kryesore mbetet edhe mbrojtja e Kushtetutës së Malit të Zi nga një draft ligjor i propozuar nga mazhoranca për kufizimin e të drejtave kushtetuese të Presidentit.

"Ka dhe arsye të tjera për protestë, janë ftuar simpatizantë të protestojnë. Ajo është tërësisht partiake dhe politike, ka për qëllim që të nxisë përkrahësit e partive që ishin në pushtet për t'i bërë ballë një vale pro-serbe në Malin e Zi.

Në këtë kontekst futet edhe qasja në Ballkanin e Hapur. Në Malin e Zi për këtë temë janë qëndrimet të ndryshme, edhe partia e Abazoviç duket se s'ka një qëndrim unik për përparësitë dhe mungesat e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur."-tha Çoba.

Analisti Çoba deklaroi më tej se nisma Ballkani i Hapur është në favor të Serbisë dhe Mali i Zi nuk duhet të jetë pjesë e kësaj iniciative. Sipas tij kjo nismë mund të kushtëzojë dhe të ndalojë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

"Kjo mund të kushtëzojë dhe të ndalojë anëtarësimin e vendit në BE."-tha Çoba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco