Takimi me fondacionin 'Konrad Adenauer'/ Bardh Spahia: Afrimi me BE, jetik për pushtetin vendor

Takimi me fondacionin 'Konrad Adenauer'/ Bardh Spahia: Afrimi me BE, jetik për pushtetin vendor

16:53, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar një takim me fokus ‘Bashkia e Shkodrës dhe perspektiva e saj evropiane’, në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung.

Kryetari Bardh Spahia është shprehur se ne si bashki e Shkodrës jemi angazhuar në njohjen e të gjitha programeve të BE-së në të cilat përfitojmë dhe numri i projekteve fituese ka ardhur në rritje.

Postimi i Spahisë:

“Bashkia e Shkodrës dhe perspektiva e saj evropiane” ishte në fokus të takimit që zhvilluam në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung.

Diskutime të tilla në nivel teknik marrin një rëndësi edhe më të madhe në kuadër të proçesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe rolit që ka pushteti vendor në përmbushjen e kapitujve që janë çelur. E theksova në fjalën time rolin që ka administrata lokale, pasi me pranimin në BE rreth 50-70% e kuadrit ligjor të unionit duhet të zbatohet në nivel vendor.

Si bashki e Shkodrës jemi angazhuar në njohjen e të gjitha programeve të BE-së në të cilat përfitojmë dhe numri i projekteve fituese ka ardhur në rritje. Por përtej përpjekjeve të qeverisjes vendore për të bërë më të mirën, ne ende nuk kemi burime të mjaftueshme financiare dhe aftësi administrative për t'i ushtruar ato në mënyrë efektive. Autonomia fiskale lokale është në rrezik, pasi shumica e buxhetit tonë varet nga transfertat kombëtare. Kjo problematikë evidentohet vit pas viti në raportin e BE-së për Shqipërinë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco