Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD Sali Berisha në 32 vjetorin e themelimit të degës, Kamëz

A do të rikthehet në LDK? Ja si përgjigjet Isa Mustafa

21:59, 28/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaroi se nuk e mendon rikthimin e tij në LDK. Ai shtoi se ka marrëdhënie të mira me strukturat ndërsa shtoi se nuk interesohet se si funksionon më LDK-ja.

Peka: Shumë interesante që këto kritika po i bëni publikisht, po privatisht a e ke këshilluar Abdixhikun që kjo opozitë nuk funksionon kështu?

Mustafa: Jo, jo sepse vërejtjet dhe kritikat unë po i bëj ashtu siç unë i ndjej, nuk po i bëj në emër të Lidhjes Demokratike sepse dëshiroj që Lidhja Demokratike të marrin përgjegjësitë për partinë. Por asesi që tani unë nuk jam më aktiv brenda partisë së LDK-së, të involvohem.

Peka: Por jeni aktiv në jetën publike me mendimet tuaja?!

Mustafa: Po, këto mendime të mijat janë mendime edhe qëndrime që unë i kam ndërtuar.

Peka: Duke parë këtë opozitë edhe këtë qeveri, a mendoni se Mustafa ka akoma çfarë ti japë Kosovës?

Mustafa: Në këto sjellje unë mendoj që jo.

Peka: Pra duke parë këtë opozite të mefshtë dhe këtë qeveri e cila sipas jush nuk po mban premtimet, të paaftë ekonomikisht, jo të zgjuar në negociata, a mendoni që Mustafa ka akoma çfarë ti japë Kosovës, pra mund të bëni gjë më mirë se këta?

Mustafa: Jo, unë nuk kam asnjë pretendim që do ti jepja vetes të drejtë të kërkoja të kthehem ose të kërkoja të bëj diçka. Unë me tepër jam në pozitë që ta them e të shpreh mendimin tim, të shpreh kënaqësinë apo pakënaqësinë time për proceset për të cilat po ndodhin, të shprehem edhe sa i përket partisë time sepse unë dëshirojë që LDK të ta rris çdo ditë dhe të jetë nivel.

Peka: Pra ju e ndihmoni partinë tuaj duke e kritikuar publikisht, por nuk keni amvisje të riktheheni në funksione?

Mustafa: Tani, sa i përket kritikave, unë me sa mundem mundohem të përmbahem e mos ta kritikojë partinë sepse zoti Abdixhiku veç sa ka filluar. Ka ardhje të reja të parti. Ka pasur rezultate të mira në zgjedhjet lokale edhe këto nuk mund të mohohen, e unë s’mund ti jap të drejt vetes që të gjykoj partinë sesi ajo po arrin rezultate sesi po dështon apo ku po ka suksese.  Unë mendimet e mija i jap në bazë të asaj sesi unë i shoh proceset e tanishme në vend edhe sesi duhet të bëhet korrigjimi i këtyre proceseve, sepse unë kam qenë 10 vjet në krye të LDK-së, kam qenë kryeministër i vendit, kam qenë 6 vjet në krye të komunës së Prishtinës, kam qenë këshilltar i presidentit Sejdiu 1 vit e gjysmë, kam qenë Ministër i Financave në qeveri dhe megjithatë e shoh një pjesë timen në atë që është ndërtuar në Kosovë.

Peka: A ka Isa Mustafa akoma ndikim mbi strukturat e LDK-së apo nuk keni interes të keni ndikim mbi strukturat e LDK-së?

Mustafa: Unë kam relacion shumë të mira me strukturën. Ato relacione më kanë mbetur. Ne i kemi degët e LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së dhe unë kam dëshirë të takohem e të bisedojë me njerëzit, por në asnjë rast të involvohem si duhet apo sesi funksionon LDK-ja. Kam qenë i interesuar që të fitojë LDK-ja nëpër komuna. I kam kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin të punojnë e të fitojnë zgjedhjet e ta ndihmojnë edhe zotin Abdixhiku në atë periudhe sepse ka qenë ajo periudhë që sapo kishte ardhur në krye të LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco