Isa Mustafa: Na premtuan marrëveshje finale me njohje reciproke, por jo në prezencë të palës serbe

21:32, 28/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv tha se gjithmonë kanë kërkuar njohje reciproke me Serbinë ndërsa theksoi se nuk ka pasur premtime konkrete se kjo do të ndodhë.

Isa Mustafa tha se kanë pasur premtime nga BE për njohjen reciproke dhe qëndrime nga SHBA-të se marrëveshja nënkupton edhe njohjen reciproke.

Peka: Edhe ju besoj se jeni dakord se mos sot, nesër ai vakum do të ndodhte pasi për targa, imagjinoni për një çështje më të madhe. Ndoshta ishte momenti më i përshtatshëm për ta provokuar këtë vakum pasi serbët nuk hapin dot konflikt. Edhe ju po të ishit kryeministër, bini dakord që kur ata krijojnë vakum për targat, imagjino për çështje më madhore. Pra ishte çështje kohe vakumi.

Mustafa: Strategjia që ne kemi ndjekur përpara është që ne të ndjekim marrëveshjen gjithëpërshirëse mbi parimet dhe kushtet që ne do ti miratonim së bashku me faktorin ndërkombëtar dhe Serbinë, e cila do të çonte në njohje reciproke dhe do ti zgjidhte të gjitha këto problemet e tjera që më tepër janë teknike se politike.

Peka: Takimet që keni bërë me ndërkombëtarët, a është diskutuar ndonjëherë për njohje reciproke.

Mustafa: Në mënyrë konkrete nuk është diskutuar.

Peka: Ne flasim me faktorin ndërkombëtar, kemi rënë dakord për njohje reciproke, po a mund të më thoni, a është diskutuar ndonjëherë në prani të Vuçiç për njohje reciproke.

Mustafa: Është thënë nga ne, që do të thotë se ne presim njohje reciproke. Vuçiçi ka thënë se nuk do të diskutojmë këto çështje, por do të diskutojmë për ato që jemi mbledhur.

Peka: Thelbi i kësaj është se sa herë është diskutuar në Bruksel me Serbinë është rënë dakord që njohje reciproke nuk ka, por në do të vazhdojmë të zgjedhim problemet tjera

Mustafa: Dialogu është zhvilluar në mënyre që të vijmë deri të njohja reciproke sepse dialogun ne nuk e kemi filluar me iniciativën tonë që nga viti 2010 por është rezoluta e OKB e cila është propozuar nga BE pas aktgjykimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë që Kosova ka pasur të drejtë që ta shpalli pavarësinë e saj, në OKB është dhënë një rezolutë që përmes dialogut të zgjidhin problemet e tjera dhe të arrijmë deri në një pikë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne kemi pasur premtime nga Be të drejtpërdrejta që marrëveshja përfundimtare do të mbyllet me njohjen e Kosovës edhe nga SHBA kemi pasur edhe të tilla premtime.

Peka: Këto premtime të bashkësisë ndërkombëtare që marrëveshja finale të përfshijë njohjen reciproke të Serbisë me Kosovën a kanë qenë prezentë edhe të delegacionit serb apo veçmas, dhe nëse janë bërë në prezencën e tyre cili ka qenë reagimi serb.

Mustafa: Përsa i përket SHBA, deklarimet janë bërë edhe në Beograd që marrëveshja do të përfundojë me njohjen reciproke.

Peka: Zoti Mustafa është tjetër gjë qëndrimi ndërkombëtar dhe tjetër gjë është garanti i tyre se marrëveshja do të përfundojë me marrëveshje reciproke, qëndrimi i tyre dihet sepse janë shumë shtete që se kanë njohur Kosovën, dhe në BE janë 5 shtete që deri tani akoma nuk e kanë njohur, kur ata flasin si garant se marrëveshja do të përfundojë me njohjen reciproke ata këta garanci jua kanë dhënë veçmas apo në praninë e saj?

Mustafa: Nuk ka rëndësi, por zotimet të cilat unë i kam dëgjuar nga ata kanë qenë zotime që janë dhënë jashtë pala serbe.

Peka: Këtu jemi në kuadrin e dëshirës

Mustafa: Edhe pavarësia ka qenë dëshirë dhe ne kemi arritur ta përmbushim këtë gjë.

Peka: Për këtë dëshirë Kosova ka bërë luftë pastaj e ka arritur, kur faktori ndërkombëtar ka dalë garant se marrëveshja do të përfundojë me njohjen reciproke a ju ka dhënë elementët që mund ta detyrojë Serbinë që ta pranojë njohjen e Kosovës, se fjalët janë fjalë por kur dikush del garant për këtë gjë ju a i keni pyetur për çfarë instrumenti do ta detyrojnë Serbinë të arrijë këtë gjë?

Mustafa: Unë po flas jo për periudhën kur kam qenë unë sepse ne nuk kemi pasur mundësi që të hyjmë dhe ta detajizojmë më shumë qëndrimet tona dhe kemi pasur një kundërshtim të dhunshme të dialogut dhe ne e kemi ndërprerë dialogun, kjo u rinis në kohën e zotit Hoti dhe atëherë është formuluar një paketë e cila ka paraparë që duhet të diskutohen 9-të çështje me Kosovës dhe Serbisë që duhet të zgjidhen paraprakisht por pa marrëveshjen përfundimtare nuk do të zbatojë asnjërën nga ato dhe me marrëveshjen përfundimtare të bëhet njohja reciproke e shteteve. Në pikat e shtuara ishin disa problemesh asociacioni, të humburit që do të thotë se nëse nuk do të ketë marrëveshje dhe vullnet që do të përkrahët marrëveshja përfundimtare për njohjen e pavarësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco