SYRI TV/ '110 vjet Pavarësi', Vlora e vakët në festime. Qytetarët: Nuk ka shumë njerëz, prisnim më shumë

13:52, 28/11/2022
A+ Aa A-

110-vjetori i Pavarësisë ka mbledhur në Vlorë shqiptarë nga të gjitha trevat, por edhe nga diaspora.

Veç shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, dhjetëra qytetarë kishin udhëtuar qindra kilometra për të shenjuar ditën e Flamurit.

Por vetë qytetarët konstatojnë se këtë vit, festa ishte më e vakët dhe pjesëmarrja më e ulët dhe këtë e lidhin me largimet masive.

Referuar politikës, shumë qytetarë të tjerë shprehen se patriotizmi nuk duhet treguar vetëm në një ditë.

Veç Vlorës, atmosfera festive u ndje edhe në qytetet e tjera, por edhe në pikat kufitare ku qindra shqiptarë u futën për t’ju drejtuar më pas qytetit të flamurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco