Braktisi fjalën e kryeministrit, Vasili: Rama vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë!

Braktisi fjalën e kryeministrit, Vasili: Rama vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë!

12:46, 27/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PL-së Petrit Vasili ka braktisur Kuvendin në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në seancën e përbashkët me deputetët e Kosovës.

Në prononcimin e tij për mediat jashtë parlamentit, Vasili theksoi se Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, por kjo gjë nuk u bë pasi ai i shërben Vuçiçit.

Vasili: Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e bëri.

Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetët mysafirë nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.

Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.

Sa kohë të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo të sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës.

Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda qe bien mbi të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco