‘6 dhjetori’/ Berisha: Protestojmë para kryeministrisë, policia ktheu përgjigjen që i dikton Rama

‘6 dhjetori’/ Berisha: Protestojmë para kryeministrisë, policia ktheu përgjigjen që i dikton Rama

13:13, 25/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se protesta e 6 dhjetorit do mbahet para kryeministrisë.

“PD ka njoftuar, është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë.

Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën,” tha Berisha.

“Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 dhjetorin,” tha Berisha.

Gjatë konferencës, Berisha komentoi edhe rrëzimin e amendamenteve të opozitës mbrëmë.

“Opozita mbrëmë paraqiti dhjetëra amendamente për buxhetin. U them se kanë qenë propozimet më racionale. Ato përfshinin çdo gamë, nuk anashkalonin asnjë problematikë të krijuar nga kriza. Këto amendamente ishin një çlirim i dhimbjeve dhe ishin një mesazh për një kthesë rrënjësore, në transformimin e buxhetit në një buxhet për qytetarët dhe jo për hajdutët e shtetit.

Çdo amendament u hodh poshtë, përfshi edhe një amendament që paraqiti deputeti socialist, Erion Braçe, që nuk kishte asnjë synim tjetër, që të çlironte fermerët nga çmimi i rritur i uresë, nitratit dhe inputeve të tjera bujqësore. Asgjë, asnjë rresht, asnjë fjalë, të gjitha me një cinizëm ekstrem u hodhën poshtë.

I mbetet popullit, u mbetet shqiptarëve të thonë fjalën e tyre në javët dhe muajt në vazhdim. Opozita është në këmbë në betejë dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe me protesta të vazhdueshme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco