VIDEO/ Berisha: Taulant Balla akuzohet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra

14:56, 24/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i kujtoi  kreut të Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,  akuzat ndaj tij,  si i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Berisha kërkoi  që Balla të përballet me akuzat në prokurori, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së heshti, duke mos i komentuar këto akuza. 

Nga SYRI TV

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi kreun e Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, se është i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra, duke iu referuar deklaratave të bëra në gjykatë nga Ardian Çapja. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha i kërkoi Ballës, të përgjigjet për akuzat në Prokurori. 

Lideri i opozitës i kujtoi kreut të Grupit parlamentar socialist se akuzohet edhe për fshirjen e përgjimeve të masakrës së ndodhur në Elbasan në  vitin 2016  që  sipas dëshmisë së Çapjas,  janë arsyeja e vrasjes së  avokatit Ravik Gurra.

I gjendur përballë këtyre akuzave,  Taulant Balla  heshti, duke mos i kundërshtuar ato.  Kreu i Grupit parlamentar socialist, i cili dukshëm u vrenjt në fytyrë,  kërkoi  masë  disiplinore për Kryetarin e PD-së  duke mos dhënë asnjë koment për  akuzat ndaj tij.

Disa ditë më parë, në gjykatë,  Ardian Çapja deklaroi se  në dosjen e  masakrës së vitit 2016 kanë ekzistuar përgjime të një politikani të lartë me emrin Taulant,  përgjime që sipas tij,  janë fshirë me ndërhyrjen e Ballës dhe janë bërë shkak edhe për vrasjen e avokatit të Çapjas, Ravik Gurrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco