Kalaja: Basha marrëveshje me Ramën për të shitur zgjedhjet dhe për të marrë 25% në Portin e Durrësit

21:31, 18/11/2022
A+ Aa A-

Kandidatja në primaret e PD për Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv projektin e Portit të Durrësit. 

Kalaja tha se ka prova për aferën dhe marrëveshjen Rama-Basha për të shitur zgjedhjet dhe për t’iu dhënë kompanive pranë Bashës 25 për qind të Portit të Durrësit.

"Kam prova, do i publikoj sot për herë të parë. Marrëveshja midis Bashës e Ramës për tu shitur zgjedhje te ardhshme dhe për t'iu dhënë kompanive afër Bashës dhe kunatit të tij, do ju jap provat se i kam, një akses në shumën 25 për qind të Portit të Durrësit dhe të Porto Romanos. 

Pra aksesi i Beogradit në Porto Rmano do bëjë që të jgithë mallrat të shkojnë nëpërmjet hekurudhës, me vlerë 2.8 mld euro, dhe nga Beogradi hekurudha do shkojë në Moskë, ky është projekti. 

Tratativat dhe marrëveshjet midis Ramës e Vuçiçit kanë filluar në 2019 pa nisur Ballkani i Hapur. Afera korruptive përveç dëmit të madh në buxhetin e shtetit ka ndikim në historinë dhe identitetin e Portit të Durrësit.

Oltian Hoxholli, kam bërë lidhjet e tij me kompanitë e zotit kunat të Bashë, është largua rnga kompania Hoxholli dhe u emërua administrator dikush tjetër. 

Administratori i një prej kompanive të  Alabaar është ish-administratori i bizneseve të kunatit të Lulzim Bashës. 14/02/2022, momenti kur aksionet e kompanisë ‘Simphony’ i blen shoqëria North që ka si ortak Alabaar dhe ka ortakë të tjerë që nuk i dimë se është kompani offshore. Simphy Invest u shit dhe u kthye në Eagle Hills.”-tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco