Berisha: Rama po ndërhyn qëllimisht në politikën e brendshme britanike

Berisha: Rama po ndërhyn qëllimisht në politikën e brendshme britanike

12:25, 07/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama është fajtori kryesor i dramës së shqiptarëve që po largohen masivisht. Berisha tha se Edi Rama po ndërhyn qëllimisht në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij të majtë.

Një ditë më parë, mediat konservatore britanike e akuzuan Ramën se po vepron për llogari të këshilltarit laburist, Alastair Campbell.

“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit.

Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.

Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje. Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.

Kjo ikje masive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj e moral, nga kjo qeveri që vret shpresën e shqiptarëve, nga kjo qeveri që pasi i dorëzon krimit të gjitha sistemet e policisë, TIMS, MEMEX, të gjithë kartotekën 30-vjeçare të policisë, pasi hap dyert për largimin masiv në vende të tjera, pasi hap dyert për eksportin të krimit në katër anët e botës, vesh petkun e pseudopatriotit dhe shan si ordiner në rrugë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco