120 mln dollarë/ 'Skandali i Veliajt me ujërat e zeza që nuk e thotë askush'

120 mln dollarë/ 'Skandali i Veliajt me ujërat e zeza që nuk e thotë askush'

10:44, 01/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimin e impantin e ujërave të zeza.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha u shpreh se kishte marrë një kredi të butë nga qeveria japoneze prej 120 milionë dollarësh për ndërtimin e impiantit.

Por, ai nënvizoi se paratë janë marrë dhe vepra nuk është kryer, kjo për shkak të Veliajt.

“Erion Veliaj ka vendosur standardin e mashtrimit, ryshfetit dhe të gjitha më të këqijat. Edhe me ujin, vuri sistemin e boteve. Bashkia organizonte botet e ujit vetëm duke vjedhur. Erion Veliaj përbën modelin më të keq të një qeveritari që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk them të lehtë, por të mundshëm plotësisht. Është një vepër tjetër e ujërave të zeza.

Unë kam marrë kredinë e butë nga qeveria japoneze gjatë vizitës sime aty. 120 milionë dollarë vetëm për ujërat e zeza të Tiranës. Ku është vepra, pyesni Erion Veliajn. Impianti i ujërave të zeza të Tiranës, e groposi Erion Veliaj”, theksoi kryedemokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco