Me VIDEO në TikTok: pas Konventës Kombëtare, Meta i mbledh të rinjtë në Pezë

Me VIDEO në TikTok: pas Konventës Kombëtare, Meta i mbledh të rinjtë në Pezë

14:06, 30/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur sot në Pezë, në një takim me të rinj mbështetës të partisë së tij.

Në videon e publikuar në Tik Tok, Meta thotë: “Përshëndetje të gjithëve nga Peza, këtu në një atmosferë shumë miqësore me qindra të rinj.”

Takimi me të rinjtë në natyrë këtë fundjavë vjen një ditë pasi Partia e Lirisë zhvilloi Konventën Kombëtare, në programin e së cilës rinia dhe trajtimi i problemeve të saj zënë një vend të rëndësishëm.

 

@partiaelirise Bashkë me të rinjtë, ju përshëndesim nga Peza #pl #partiaelirise #peza #albania #ilirmeta #terinjte #lri ♬ original sound - partiaelirise

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco