SYRI TV/ Kryeministri lëshon gojën para dibranëve: Një selam 'h...m', skeptikëve të Rrugës së Arbrit

13:00, 29/10/2022
A+ Aa A-

“Do të vij nga rruga e re. Nuk vij pa u bërë rruga. Do të vij nga rruga e re dhe do t’i dërgoj një selam “h...m”, atyre që na kanë... S’kanë lënë llaf pa thënë edhe për atë rrugë. Ndërkohë, nuk di se sa herë e kanë premtuar dhe askurrë s’e kanë bërë, si rrugën e Arbrit. Si rrugën e Arbrit! Po shyqyr dibranët e kanë shumë të shpejtë instiktin se, kush është kush në një tavolinë,  kështua që ua kanë kthyer kurrizin dhe ta harrojnë se ua shohin më gjoksin, dibranëve”. 

 Deklarata e bërë nga Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësuesit e turizmit në Dibër. 

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë të qarkut të Dibrës nuk e ka kursyer fjalorin e papërshtatshëm, në raport me kritikët e projekteve të qeverisë.

Teksa i referohej investimit të rrugës turistike të Lurës, Kryeministri Rama u shpreh se ky projekt do të finalizohet teksa zgjedh fyerjet dhe lëshon gojën për skeptikët e projekteve te qeverisë tij.

Duke mbetur tek rrugët , Rama u ndal edhe tek zvarritja e punimeve në rrugën e Arbrit ku tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.

Rama mbrojti edhe aferën e inceneratorëve duke e shprehur se për shkak të disa zyrtareve që kanë bërë korrupsion nuk mund të hidhet poshtë puna e madhe që është bërë me pastrimin.

Kryeminstri Edi Rama këtë të shtunë ka vijuar turin e takimeve me banorë dhe grupe interesi të qarkut të Dibrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco