Berisha me studentët: Tarifat do reduktohen, heqim mesataren. Rikthejmë bursat masive!

Berisha me studentët: Tarifat do reduktohen, heqim mesataren. Rikthejmë bursat masive!

18:51, 24/10/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha bëri disa premtime për studentët dhe të rinjtë, në takimin e zhvilluar sot me ta, në selinë blu. 

Berisha tha se kur PD të vijë në pushtet, qeveria do të reduktojë tarifat e universiteteve në mënyrë drastike, duke i lënë ato thjesht simbolike.

Ai premtoi gjithashtu se do të heqë mesataren 6-7 për të hyrë në universitet, për t’i dhënë mundësi studentëve nga e gjithë Shqipëria për të shkuar në arsimin e lartë.

Gjithashtu, Berisha shtoi se të subvencionojë studentët për të paguar qiratë si dhe do të rikthejë masivisht bursat.

“Tarifat, padiskutim që do të reduktohen, do të mbeten krejtësisht simbolike, në 1/3 e asaj që është sot. Ato mbeten një barrë për familejt e varfra që të shkollojnë fëmijët e tyre.

Mesatarja 6 e gjysmë 7 nuk do të ekzistojë. Pasi ne nuk kemi një sistem arsimor me të njëjtën vlerë në Tropojë apo në Mokër. Por ne nuk mund t’ia mohojmë atyre të drejtën të vijnë të studiojnë. Ne kemi aplikuar sistem masiv bursash. Bashkitë dhe qeveritë jepnin mijëra bursa. U jepnim fonde bashkive për të dhënë bursa për nxënësit. Ua jepnim bashkive se njihnin më mirë familjet se ne. Ky edhe bursat pas 26 prillit nuk i ka paguar se s’ka para. Do rikthehen bursat masive dhe subvencionet. Pse nuk gjen shtëpi studentja? Shqipëria fal Tiranës ka indeksin e ndërtimit 3-4 herë më të lartë se Suedia, me këto ndërtime do të kishte çmimet më të lira në, por renditet e 3 në Evropë për çmimet e larta.

Pse ndodh? Kjo ndodh nga droga me thasë dhe kontejner, ata shkojnë blejnë kate dhe i mbajnë aty se lajnë paratë e krimit”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco