SYRI TV/ Ish-deputetja e PS në mbështetje të pedagogëve: Bojkot deri në plotësimin e kërkesave

16:00, 24/10/2022
A+ Aa A-

Bojkotit të pedagogëve i është bashkuar që prej fillimit pedagogia e fizikës dhe ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi.

Sipas saj kërkesat e pedagogëve janë mëse të realizueshme, por ka mungesë mirëkuptimi nga ana e qeverisë për plotësimin e tyre.

Politikat e gabuara dhe mungesa e investimeve nga politika, cilësohen prej saj si shkaktaret kryesore të problematikave në sistemin arsimor, ccka është shoqëruar edhe me rënie të numrit të studentëve.

Pedagogia Mimiza Hafizi është e vendosur në qëndrimin se bojkoti duhet të zgjasë deri sa të realizohen kërkesat e parashtruara nga pedagogët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco