Thellohet skandali/ Diplomati turk thërret në raportim gjithë stafin e MEPJ

Thellohet skandali/ Diplomati turk thërret në raportim gjithë stafin e MEPJ

13:29, 10/10/2022
A+ Aa A-

Pas mbylljes së një kolegji dhe një kopsht turk në Tiranë, mediat e Ankarasë raportuan se vendimi kishte ardhur si rezultat i presionit të Turqisë.

Por SYRI TV mëson se skandali është akoma më i madh. Burimet thonë se pas mbylljes së këtyre institucioneve arsimore, në Ministrinë e Jashtme shqiptare është vendosur një diplomat i lartë i qeverisë turke.

Burimet theksojnë se diplomati i vendosur në zyrën e ish-zëvendësministrit Agron Tare quhet Suat Akgun.

Ky i fundit është një diplomat karriere dhe ka shërbyer si ambasador në Sulltanatin e Bruneit. Ai ka shërbyer edhe në misionin e Turqisë në NATO.

Skandali vazhdon të thellohet pasi diplomati turk ka dy javë që ka mbërritur në MEPJ dhe ka thirrur në takim të gjithë drejtuesit e kësaj ministrie.

Të gjithë pa përjashtim kanë raportuar përpara tij dhe po punojnë së bashku.

Burimet thonë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën kur vendi ishte në komunizëm dhe sovjetikët mund të bënin çfarë të donin në Shqipëri. Sipas burimeve, kjo gjë ka ndodhur vetëm gjatë pushtimit nga Italia fashiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N.10/10/2022 18:36

Kush e ka shkruar kete artikull nuk e ka idene se çfare ishte BRSS, ata kishin disa këshilltarë në çdo ministri shqiptare, nga të cilët një rrinte tek zyra e ministrit. Kinezët kishin ambasadorin Gën Biao i cili kontrollonte nepermjet rrjetit kinez kudo nëpër Shqipëri. Ata ndaluan dasmat etj në këmbim të ndihmave ekonomike. Pra ata ishin kudo. Englezi thotë "who has the flute makes the tunes!". Pra miqësia miqësi por kontrolli kontroll! Rrini urtë e mos bëzoni kur nuk dini gjo pasi në krye keni të pa diturit por edhe katunar hajdutë e katilë.

Shto koment

Denonco