Diplomati në paradhomën e Olta Xhaçkës/ Turqia merr në dorë politikën e jashtme të Tiranës

Diplomati në paradhomën e Olta Xhaçkës/ Turqia merr në dorë politikën e jashtme të Tiranës

09:48, 10/10/2022
A+ Aa A-

Pas mbylljes së një kolegji dhe një kopsht turk në Tiranë, mediat e Ankarasë raportuan se vendimi kishte ardhur si rezultat i presionit të Turqisë.

Por SYRI TV mëson se skandali është akoma më i madh.

Burimet thonë se pas mbylljes së këtyre institucioneve arsimore, në Ministrinë e Jashtme shqiptare është vendosur një diplomat i lartë i qeverisë turke.

Burimet theksojnë se diplomati është vendosur në zyrën e ish-zëvendësministrit Agron Tare.

Një skandal i tillë ndodh në kohën kur Shqipëria pret të nisë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në këtë mënyrë, turqit po marrin në dorë edhe politikën e jashtme të Shqipërisë, pasi kanë ndërhyrë me sukses në fusha të tjera.

Marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me Rexhep Taip Erdogan janë parë me shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel.

Para disa ditësh, SYRI TV raportoi edhe se Partia Socialiste dhe Turqia kanë lobuar së bashku në Uashington.

Mbyllja e institucioneve arsimore turke ka sjellë reagime të shumta. Nxënësit, prindërit dhe madje edhe vogëlushët e kopshtit kanë dalë në protesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco