350 mln euro për qytetarët/ Strazimiri: Maqedonia si ‘në kohën e Saliut’...

350 mln euro për qytetarët/ Strazimiri: Maqedonia si ‘në kohën e Saliut’...

10:17, 10/10/2022
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut prezantoi paketën e ndihmës për qytetarët me vlerë 350 milionë euro. Pas këtij lajmi reagoi me ironi anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri

Nga Gent Strazimiri

Nëse je bujk, biznesmen, pensionist, student, pedagog, mësues, mjek apo thjesht qytetar që nuk të del hesapi për të blerë as "produktet e shportës", mos u mërzit që nuk je maqedonas e që nuk ke kryeministër Kovaçevskin !

Ki parasysh që maqedonasit nuk kanë inceneratorë , as rrugë që u kushtojnë 24 mln euro kilometri, as instalacion 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë... dheeeeee as satelitë që të kontrollojnë nga qielli tjegullat e çatisë (se mos lodhen spiunat e qeverisë)!!!!

P.S. Sa kisha pa e dëgjuar shprehjen "produktet e shportës".... yhyyyyy "që në kohën e Saliut"...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco