Maqedonia jep 350 mln euro për qytetarët, Rama ndihmon oligarkët

Maqedonia jep 350 mln euro për qytetarët, Rama ndihmon oligarkët

10:07, 10/10/2022
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masave anti-krizë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur se inflacioni dhe kriza energjetike që ka tronditur vendin po sjell pasoja të ngjashme me të gjithë Evropën.

42 mijë qytetarë, në ndihmë sociale, do të marrin nga 3 mijë denarë në 4 muajt e ardhshëm.

Ndërkohë subvencione do të ketë edhe për pensionistët me 100 euro në 4 muaj.

Pakoja që arrin vlerën e 350 milionë eurove sipas qeverisë maqedonase do të ketë subvencione edhe për faturat e energjisë elektrike për familjet, por edhe për kompanitë. Ndërsa 52 milionë euro do të shkojnë për bujqit.

Kurse qeveria shqiptare deri tani ka ndihmuar vetëm oligarkët e ndërtimeve. Kurse pjesa tjetër e shqiptarëve nuk kanë njohur as indeksim të pagave dhe pensioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco