Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Tërmet shkatërrimtar për financat publike’, Meta: Fatura e korrupsionit të Rilindjes shkon në 12 mld euro

‘Tërmet shkatërrimtar për financat publike’, Meta: Fatura e korrupsionit të Rilindjes shkon në 12 mld euro

12:33, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit shqiptarët. Meta tha se fatura e korrupsionit të “Rilindjes” shkon deri në 12 mld euro.

“Debitori më i madh i OSHEE është shteti janë institucione sepse lekët i përdorin për investime të panevojshme. Dhe këtij detyrime duan ti paguajnë qytetarët e ndershëm. A ka korrupsion më gjigant se sa me Rilindjen urbane. 2 mld euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës , por sikur të ishin mbështetur më shumë fermerët që merren me blegtori m sa mirë do të ishte. Jo vetëm në Kolonjë por kudo tjetër. Ndërkohë janë investime që nuk kanë ndihmuar që qytetarët të qëndrojnë në këto treva. Pra janë bërë investime për të vjedhur klientët e qeverisë dhe jo për ti shërbyer komunitetit. Afera e Portit të Durrësit një nga kriminalet, përveçse shkatërron , tenderat sekrete me 10 fish të krimit. Koncensione dhe PPP të të gjitha llojeve që i kalojnë 2 mld euro. Po ti mbledhësh në total janë 12 mld euro që shkon fatura e korrupsionit , është një tërmet për financat e çdo familjeje shqiptare”, tha Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco