Shqiptarët ikin me gomone, habit Çuçi: Ky është problemi i Britanisë

Shqiptarët ikin me gomone, habit Çuçi: Ky është problemi i Britanisë

12:10, 06/10/2022
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Ervin Salianji, i cili e thiri në interpelancë.

Çuçi u ndal edhe tek problemi i emigrimit masiv të shqiptarëve drejt Mbrëtërisë së Bashkuar, teksa pranoi se ka pasur një rritje.

Megjithatë, Çuçi tha se ky është problem i Britanisë dhe legjislacionit të saj.

‘Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil  në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë. Numri është rritur, ai është një problem i Britanisë, pse është rritur, po bëhet një analizë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë që prej kohësh janë në emigracion në vendet e tjera të Europës dhe ikin drejt Anglisë”, tha Çuçi. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco