Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Berisha pret krerët e partive aleate: Në zgjedhje vendore me kandidat të përbashkët

Berisha pret krerët e partive aleate: Në zgjedhje vendore me kandidat të përbashkët

19:43, 05/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur ditën e sotme në një takim kryetarët e partive aleate.

Në këtë takim kanë marrë pjesë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehu.

Sipas njoftimit të kreut të PD-së Sali Berisha, në këtë takim është rënë dakord që opozita të dalë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët.

Njoftimi i kreut të PD-së, Sali Berisha në Facebook:

Takim me kryetarët e partive aleate.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare- Ambjentaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë. Sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco