Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kjo 'Amnistia', si pastrim parash vjedhur nga pushteti, jo punë 'çunash Londre'

Kjo 'Amnistia', si pastrim parash vjedhur nga pushteti, jo punë 'çunash Londre'

08:23, 30/09/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Kaq shumë na janë neveritur këto ambasadorët e huaj, saqë edhe tani që janë pozicionuar kundër Ramës, për amnistinë fiskale, na bëjnë automatikisht me Ramën.

Po të jetë se amnistinë nuk e duan ambasadorët, unë them më mirë të bëhet!

Amnistia e parave të shqiptarëve kriminelë duhet të jetë në radhë të parë e të fundit çështje e moralit politik të shqiptarëve.

Nëse këta të fundit janë të gatshëm që të pranojnë dyfytyrësinë e shtetit të tyre ku, nga njëra anë dënon rëndë e shumë rëndë cilindo që shkel ligjin në përpjekje për të mbajtur familjen dhe, nga ana tjetër nderon lart e shumë lart ata që krimet personale i kanë statistikë, loja ka mbaruar!

Është kaq e thjeshtë kjo punë, pavarësisht shqetësimeve fallco të ambasadorëve të huaj.

Këta të fundit që kanë kaq vite që i përkëdhelin sedrën Edi Ramës,u lutem të na kursejnë teatrin te titull "jemi të shqetësuar për Shqipërinë". Ata janë përfaqësuesit më të këqinj që vendet e tyre kanë dërguar ndonjëherë në Shqipëri. Dhe kjo nuk i bën ata hiç fare legjitim të ngrenë çështje kundër një qeverie që e mbajnë në pushtet me çdo mjet.

E përsëris, nëse kjo punë ka mbet në dorën e tyre, më mirë të bëhet ajo amnisti.

Një krim më shumë ose me pak, në listën e krimeve që shteti ynë i bën popullit të vet, nuk ka më asnjë peshë.

Dhe më në fund, jam vërtetë kurioz të shoh a ka sot kriminelë të pasur që ti besojë lekët e tij këtij shteti që të shet për hiçmosgjë?!

Amnistia mbi të gjitha është çështje besimi...

Kjo amnisti mua më ngjan si pastrim parash të vjedhura që pushteti ska ku ti çojë më... Nuk është punë "çunash Londre"....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 09:22

I nderuar Ylli! Ambasadorët e huaj në Shqipëri janë thjesht ca morra dhe dordolecë qesharak pa personalitet dhe pa integritet profesional dhe personal!! Ata janë ca kërpushë dhe shushunja që kënaqen me nga 100-200 mijë euro që u jep Edvini çdo vit dhe thjesht firmosin ato raporte "progresi dhe suksesi" që ua përgatit dhe ua shkruan Endri Fuga sipas porosisë së Edvinit dhe i dorëzojnë nëpër kancelaritë përkatëse nga ata varën dhe japin llogari. Prandaj ata dhe shefat e tyre janë aq të pështirë, qesharak dhe të ndjellin krupë kur i shikon që jargaviten pas Ramës kur vijnë në Tiranë. Prandaj edhe Rama i tall, i injoron, i shan, i ofendon, iu nxjerr gjuhën dhe i përqesh jo vetëm kur i takon në Tiranë por edhe kur shkon atje në Bruksel apo gjetkë! Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 MILIARD EURO!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 MILIARDË EURO dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!! Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!! 18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë??? Janë nëpër sunduqe të groposura aty ku i dine vetëm këta hajdutë ordinerë. Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, shpenzimet e ndryshme për zyra dhe pajisje luksi, pa llogaritur të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme, pa llogaritur rreth 450 MILIONË EURO të humbura nëpër gjykatat tona për shkak të largimeve të padrejta nga puna dhe nëpër gjykatat ndërkombëtarr!!! Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!! Pra, Shqipëria nën sundimin e narko-diktatorit modern sorosian, sulltan satrapit të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, dhe të Narko-Bandës së tij mafioze dhe kriminale të organizatës kriminale “RILINDJA”, ka humbur deri sot rreth 32 MILIARD EURO!! E kuptoni o shqiptarë, u janë vjedhur 32 MILIARDË EURO!!! Prandaj ky kriminel ulëret dhe pellet si gomar: AMINISTIA FISKALE!!! AMNISTIA FISKALE!! DUA AMNISTINË FISKALE DHE NUK PJERDH FARE AS PËR SHBA, AS PËR BE, OSBE, BRITANI APO PËR PARLAMENTIN EVROPIAN DHE FMN!!! I duhet amnistia fiskale vetëm pët të partuar dhe fshehur këto 32 MILIARDË EURO, dhe jo se i kërcet shumë për paratë e kriminelëve dhe të trafikantëve brenda dhe jashtë Shqipërisë!! Kjo është loja e qelbur e këtij krimineli të ndyrë!!! "CUNAT E LONDRËS" nuk janë në Londër, por janë këtu, janë "CUNAT E RILINDJES" me anë të të cilëve do lahen, pastrohen dhe shpëlahen këto 32 MILIARDË EURO të vjedhura këto 9 vjet!!!

Shto koment

Denonco