Amnistia fiskale, Gjipali: BE kundër Ramës për të shmangur abuzimet! Negociatat në rrezik...

16:51, 29/09/2022
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar një ditë më parë se drafti i amnistisë fiskale do kalojë për miratim pavarësisht kundërshtimeve që kanë ardhur nga BE dhe SHBA.

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, deklaroi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se BE-ja shikon me kujdes të gjitha lëvizjet e qeverisë shqiptare me synimin për të shmangur abuzimet.

"Ekspertët janë të përfshirë. Fundi i procesit do tregojë nëse ka qenë tërësisht i konsultuar dhe a merr dakordësinë e BE apo do krijojë shqetësime që do vazhdojnë dhe më tej në marrëdhënien me BE-në.

Hapja e negociatave është një fazë e rëndësishme. Nëse do ketë shqetësime, do trajtohen në çdo tryezë me BE-në."-tha Gjipali.

Gjipali deklaroi se çdo detyrim i BE-së duhet të plotësohet nga Shqipëria ndërsa shtoi se çdo vendimmarje duhet të jetë e mirëmenduar sepse krijon pasoja për gjithë procesin e negociatave.

"Janë çështje që dalin dhe ridalin në tryezat me BE-në. Shqipëria ka hyrë në një proces që domosdoshmërisht duhet të përgjigjet."-deklaroi Gjipali.

Nisma e qeverisë për amnistinë fiskale është kundërshtuar jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga ekspertët vendas të cilët janë shprehur se kryeministri Rama kërkon të legalizojë paratë e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lame Kodra29/09/2022 16:59

Gjipali eshte lobues in Edvin K Rames ne Bruksel.

Shto koment

Denonco