Njeriu i kartelit të Sinaloas në takim me Ramën/ Shoqërohej nga politikani i Taulant Ballës

Njeriu i kartelit të Sinaloas në takim me Ramën/ Shoqërohej nga politikani i Taulant Ballës

17:51, 16/09/2022
A+ Aa A-

Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

Fotot janë publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.

Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptman kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Ndërkohë disa nga gazetat më të mëdha gjermane në atë kohë shkruanin se politikani gjerman kishte bërë një vizitë të dyshimtë në Shqipëri.

Dhe lajmi i gazetës meksikane “El Universal” për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.

Ajo që bie në sy është lidhja e Taulant Ballës në këtë histori, jo vetëm pse trafikantët janë nga zona e tij e influencës, por për shkak se takimi në kryeministri ishte maskuar me nevojën e një takimi me një politikan të të djathtës gjermane.

SYRI shkruante para tre vitesh se deputeti gjerman, Mark Hauptmann, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës.

Sipas burimeve në fjalë, deputeti gjerrnan lobon me sponsorizim të Ballës dhe të Dorian Duçkës, për llogari të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Paradoksi16/09/2022 18:31

Per ti frenuar nuk mundemi, kjo dhe për hir të dekadencës në mbarë EU, lejoni. Flitet për lidhje me këtë dhe shprehen hapur simpatitë, që në të përditshmen troç janë spiuna. Reagimi: leshtë e trapit. Xhaja i aziles zgjohet nga gjumi dhe fap 1,2,4,6 miliard ndihma Ukrainës kurse ish Shefi FBI kotele i rusit. Opozita, mgjth përpjekjet vigane të Doktorit akoma si këmbët e dhisë. Ndjenja për revoltë përditë dekurajohet kur dëgjon dhe shikon këto marifete.Se ku po vemi as zoti nuk e di. Ngrysemi prej luftës për të fituar diçka nga puna dhe gëdhihemi, të rinjtë sidomos, prej luftës tjetër që sa drogë u shiten dhe transportuan përtej kufijve tek vëllezërit e EU.

Shto koment

Denonco