Deklarata, kush është deputeti gjerman, i sponsorizuar nga Balla e Duçka

Deklarata, kush është deputeti gjerman, i sponsorizuar nga Balla e Duçka

21:09, 28/05/2019
A+ Aa A-

Deputeti gjernan, Mark Hauptmann, që u shfaq në skenën e krizës politike, në Berlin, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës.

Burimet gjermane bëjnë me dije se deputeti në fjalë ka lidhje miqësore me këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, gjithashtu mik i vjetër i Ballës.

Po sipas burimeve në fjalë, deputeti gjerrnan lobon me sponsorizim të Ballës dhe të Dor Duçkës, për llogari të Ramës.

Në një deklaratë për mediat, deputeti gjerman u shpreh se, si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

“De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”, thotë deputeti gjerman.

Më tej ai apelon që si qeveria dhe opozita të ulen në dialog dhe të arrijnë në kompromis për të mirën e stabilitetit të vendit.

Disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët për “Deutsche welle”-n, dy deputetët Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, shprehën shqetësimin lidhur me situatën në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore, si një mënyrë për zgjidhjen e krizës politike. /Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco