Meta: Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit! Nesër në protestë!

Meta: Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit! Nesër në protestë!

10:11, 12/09/2022
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta

Me "lart më lart o shokë flamujt e kongresit", nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.

Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.

Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit.

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t'i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS12/09/2022 11:25

Për Edvin Kristaq Ramen dhe të gjithë narko-banditët e tij analfabetë, idiotë dhe injorantë, por klepto-kriminelë të pamëshirshëm të organizatës së strukturuar kriminale "Rilindja", nuk ka punë më të bukur dhe që bëhet me qejf të madh se sa të numërosh milionat dhe miliardat e eurove të vjedhura dhe të grabitura nga xhepat e gjzyshërve, prindërve, vëllezërve dhe motrave të këtyre fëmijëve mjeranë, që do të mësojnë nëpër shkolla mjerane, me mësues mjeranë të dalë nga skakierat e patronazhistëve dhe që u ra për pjesë që të jetojnë në këto vitet e ndyra të këtoj regjimi mafioz kriminalo-sorosian!!!

Shto koment

Denonco