Agim Nesho: Mbështesim masën ekstreme ndaj Iranit, është e vonuar shumë

Agim Nesho: Mbështesim masën ekstreme ndaj Iranit, është e vonuar shumë

14:34, 07/09/2022
A+ Aa A-

Partia e Lirisë ka mbështetur vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike.

Në një deklaratë zëvendës Kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha se Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi.

Deklaratë e Zëvendës Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ambasador Agim Nesho:

Qeveria shqiptare sot konfirmoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si rezultat i sulmit kibernetik ndaj vendit tonë kohët e fundit.

 Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka patur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare.

Ne mendojmë, që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore.

Partia e Lirisë, mendon që ngjarjet e fundit duhet të sjellin reflektim në qeverisje dhe thekson rëndësinë e qartësisë në politikën e jashtme që i duhet Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco