Berisha: Koalicion opozitar! Kandidatët do të zgjidhen me primare

Berisha: Koalicion opozitar! Kandidatët do të zgjidhen me primare

12:45, 19/08/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi krijimin e një koalicioni opozitar për zgjedhjet vendore të pranverës së vitit 2023. 

Berisha tha se kandidatët do të zgjidhen me primare. 

Kreu i PD foli edhe për kandidimin e deputetëve për kryetar bashkie. 

"Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht".

Kandidimi i deputetëve?

Berisha: Cilido që është deputet i PD dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD dhe Kryesia de facto nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret nga dekriminalizimi. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco