Meta: 'Ballkani i Hapur' i Vuçiçit dhe ogiçit të tij Rama synon të minojë perspektivën europiane të rajonit!

Meta: 'Ballkani i Hapur' i Vuçiçit dhe ogiçit të tij Rama synon të minojë perspektivën europiane të rajonit!

13:02, 17/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përforcoi sot gjatë një konference për shtyp se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që synon të minojë perspektivën e qartë europiane të rajonit tonë. Meta iu përgjigj edhe një pyetje të SYRI TV lidhur me vizitën dhe incidentin e Presidentit Bajram Begaj në Kosovë.

Pyetje: Z. Meta. e mbyllët mandatin tuaj në Presidencë me vizitën në Kosovë, ndërsa zoti Begaj e nisi nga Kosova. Si e shikoni vizitën e z. Begaj në Kosovë dhe sa i takon mosmarrëveshjes dhe incidentit të ndodhur me LDK-në dhe deklaratën e tij për “Open Ballkan”?

Meta: Unë e përfundova mandatin tim kushtetues në Presidencë duke bërë simbolin më të dashur për mua dhe të gjithë shqiptarët e dashur dhe patriot dhe në datën 25 kemi nisur një rrugë të re bashkë me këtë “shqiponjën” tonë këtu dhe ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Edhe kjo është një betejë që do t’i interesojë shumë edhe forcimit të shtetësisë së Kosovës dhe pozitës së saj ndërkombëtare.

Unë nuk kam bërë ende asnjë muaj nga largimi i detyrës si President dhe nuk më duket etike që të komentoj qëndrimet apo vlerësimet e Presidentit të ri. Ai është i pavarur dhe besoj plotësisht i përgjegjshëm në çdo veprim që bën.

Lidhur me iniciativën  e Vuçiçit dhe të ogiçit të tij në këtë çështje, Edi Rama,  të Ballkanit të Hapur që ka ndërruar tre emra deri tani, ju e dini se cili ka qenë qëndrimi im. Ka qenë pak më i përmbajtur në të kaluarën për shkak të detyrës së Presidentit, por ju e dini shumë mirë cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi, që është nga politikanët më të përgjegjshëm dhe më me përvojë në rajon dhe që e njeh më mirë se kushdo tjetër fqinjin e vet, verior dhe grabitqar të pandryshueshëm për fat të keq. Jo vetëm kaq, por ju e dini shumë mirë se edhe Presidenti i Maqedonisë ka shprehur rezervat e tij dhe e dimë të gjithë që është një iniciativë që synon të minojë perspektivën e qartë europiane të rajonit tonë.

Procesi i Berlinit është një proces tepër serioz që garanton të gjtiha ato synime   gjoja të mira që ka i ashtuquajturi Ballkan i Hapr dhe absolutisht që ne duhet të fokusohemi drejt këtij procesi dhe natyrisht të forcojmë marrëdhëniet me Serbinë, po mbi baza partneriteti, jo vasaliteti.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco