Berisha: Emigrantët, viktimat kryesore të gjobëvënies qeveritare! Stop gjobave për arkën bosh!

Berisha: Emigrantët, viktimat kryesore të gjobëvënies qeveritare! Stop gjobave për arkën bosh!

11:50, 16/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka akuzuar sot qeverinë për gjobëvënie mbi emigrantët dhe i ka bërë thirrje, të ndalë vënien e gjobave mbi qytetarët, me të cilat synon të mbushë arkën e saj bosh. Ai ka sjellë si shembull, rastin e një emigranti shqiptar në Itali, të cilin për shtëpinë e tij tek Mali i Robit në Golem, e priste një mal me taksa për t’u paguar

“Çmendet qeveria me gjoba, - shkroi Berisha në Fb. -  Kërkon të mbushë arkën bosh nga rënia dramatike e turizmit. Emigrantët, viktimat kryesore të gjobvënies qeveritare.  Stop gjobave për të mbushur arkën bosh!” ka bërë thirrje kreu demokrat dhe në vijim, ka publikuar mesazhin e dërguar prej emigrantëve.

“Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë”, ftoi kreu demokrat në vijim.

"Mirëmëngjes Doktor.

Kam qënë me pushime në Shqipëri, kam një shtëpi tek Mali i Robit dhe kam bërë pagesat tek njësia administrative Golem. Kam paguar edhe në bashki, taksën e bashkisë dhe i kam dorëzuar; i mora, tani duhet të aplikoj tek e-Albania nëpërmjet një noteri që do nga 4000-5000 lekë te reja, plus 9000 lekë të reja.

Sapo arrita në Milano më ka ardhur një “l’eterno” që të paguaj 26.260 lekë të reja. Po të dërgoj edhe letrën e kryehajdutit të bashkisë së Kavajës, që falin çdo ditë lekë tek inceneratorët. 

Ju lutem anonim se më prishin punë te çertifikata e pronësisë. Me respekt, Sh. N.  Po të dërgoj foto sikur ma çoi administratori i pallatit te Mali i Robit. Faleminderit."

"Ja erdhëm sot tek një ‘bombë’, e cila ka plasur sepse qeveria nuk ka më lekë të paguajë rrogat e pensionet në vjeshtë, ndaj do të nisë një operacion të madh gjobash për të mbushur buxhetin.  Sezoni turistik nuk është aq i pasur sa të mbushë arkën sipas planifikimeve, ndërkohë që në shtator do të duhet të paguhet kësti i borxhit të tmerrshëm që ka marrë gjithë këto vite qeveria. Nuk ka para shteti. Po kush e lejoi këtë abuzim gjigant, që sot shpërtheu?!|

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco