BE: Për çdo përshkallëzim të situatës, përgjegjës do të jenë politikanët e dy shteteve

BE: Për çdo përshkallëzim të situatës, përgjegjës do të jenë politikanët e dy shteteve

14:57, 14/08/2022
A+ Aa A-

Bashkimi Europian reagoi edhe njëherë përpara takimit të radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç më 18 gusht në Bruksel dhe ftoi palët të heqin dorë nga retorika nxitëse.

Përmes zëdhënësit Peter Stano, BE bën me dije se çdo lloj përshkallëzimi i situatës do të jetë përgjegjësi e politikanëve nga të dyja vendet.

‘Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh.

Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon’, shkruhet në këtë deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Enis14/08/2022 17:57

Evropa ka qenë dhe do te jetë armiku i shqiptarve,por po na dhembe nga tradhtaret shqiptar si shoki i E R e sheh se per qdo dite kercnon Shkau Kosoven me Qfarosje e tradhtari shqiptar lidhet me armikun kryesor

alb14/08/2022 15:06

Kurva evrope i lau duart me Kosoven nepermjet kesaj deklarate.

Shto koment

Denonco