Greqia mund të bllokojë negociatat/ Kurthi i Ramës për 'faljen e detit'

Greqia mund të bllokojë negociatat/ Kurthi i Ramës për 'faljen e detit'

10:17, 13/08/2022
A+ Aa A-

Përparimi i Shqipërisë në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian kushtëzohet mes të tjerave edhe nga ecuria e bisedimeve me Greqinë në lidhje me çështjen e detit.

Në pikën pesë të udhërrëfyesit të bisedimeve, që “Gazetasi.al” ka siguruar pas një kërkesë për informacion Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Europian, përcaktohen kushtet që do të përdoren në vlerësimin e Bashkimit Europian të progresit të vendit, që përcaktojnë në vija të përgjithshme hapjen dhe mbylljen e kapitujve negociues. Pika e parafundit e këtyre kushteve thotë:

“…Shqipëria të ndërmarrë në përputhje me parimet e zgjidhjes paqësore dhe sipas parashikimeve të OKB-së dhe Konventës për Ligjin e Detit, përfshirë këtu, nëse do të jetë e nevojshme edhe njohjen e detyrueshme të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit”.

Në rastin e Shqipërisë, udhërrëfyesi i bisedimeve ndërqeveritare nuk ka ndjekur të njëjtin standard si në të shkuarën. Për vende të tjera, zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare mund të bllokonte hapin final, pra anëtarësimin, por jo progresin e negociatave. Por, ka edhe raste kur mosmarrëveshje të tilla nuk janë bërë pengesë për anëtarësim. Shembulli është Kroacia. Kjo e fundit jo vetëm që nuk u pengua nga Sllovenia gjatë procesit të bisedimeve, por as kur u anëtarësua në BE, megjithëse dy vendet kishin pretendime për ujërat territoriale në Adriatik.

Më e rëndë bëhet kjo situatë pasi burimet thonë për SYRI se këtë kusht në Kornizën Negociuese e ka vendosur vetë Shqipëria, pra kryeministri Edi Rama. Në këtë mënyrë ai justifikohet publikisht duke thënë se Greqia i ka ngritur një kurth Shqipërisë në rrugën e negociatave.

Por burime thonë se Bashkimi Europian nuk ka një legjislacion për çështjet e kufirit detar dhe nuk mund ta vendosë në Kornizën Negociuese diçka detyruese që lidhet më këtë gjë, pa pasur miratimin e Shqipërisë si pjesë e dakordësisë dypalëshe me Greqinë. Duke e ditur një fakt të tillë, Rama ka rënë dakord që kjo pikë, të cilën tani e quan 'kurth', të jetë pikërisht aty.

Ky skandal vjen pikërisht në kohën kur Edi Rama sulmonte dhe fyente Bullgarinë se ka penguar rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vetë i dha një miratim në heshtje Greqisë.

Kujtojmë se vendi fqinj e ka bërë fakt të kryer zgjerimin me 12 milje në kurriz të hapësirës detare shqiptare. Kurse Edi Rama ka deklaruar se kjo çështje do zgjidhet nga një gjykatë ndërkombëtare. Opozita e ka akuzuar Ramën se po shet detin dhe po e përdor çështjen e gjykatës për të legjitimuar shitjen e hapësirës ujore shqiptare.

Tani ky i ‘ashtuquajtur’ kurth në Kornizën Negociuese vetëm sa legjitimon skandalin e shitjes së detit te Greqia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco