‘6 muaj pa ujë, por paguajnë 60 mijë lekë’/ Irritohen banorët e Njësisë Nr. 8, Balliu- Veliajt: Lëre propagandën...

‘6 muaj pa ujë, por paguajnë 60 mijë lekë’/ Irritohen banorët e Njësisë Nr. 8, Balliu- Veliajt: Lëre propagandën...

13:13, 10/08/2022
A+ Aa A-

Njësia Nr.8 në kryeqytet është prej 6 muajsh pa ujë, ndërsa banorët shprehen të irrituar se faturat i paguajnë çdo muaj nga 4 mijë deri ne 6 mijë lek të reja.

Ata i kërkojnë kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj të lërë propagandën dhe të kthejë sytë nga qytetarët.

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu zhvilloi një takim me banorët e zonës së Njësisë Nr.8 në kryeqytet mbi mungesën e ujit.

Balliu i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliajt të marrë përgjegjësinë e duhur dhe t’u shërbejë qytetarëve duke u rikthyer atyre ujin e pijshëm.

Si pasojë e kësaj, të shumta ishin reagimet e qytetarëve, të cilët u shprehën se edhe pse nuk kanë prej 6 muajsh ujë të pijshëm fatura e tyre shkon nga 4 mijë deri në 5 mijë lek të reja të cilën detyrohen ta paguajnë çdo muaj.

 “Ne kemi këtu 6-muaj që nuk kemi ujë. Unë  çohem në orën 4 të mëngjesit duke ruajtu ujin, a erdhi a nuk erdhi deri në orën 8 pa një çerek. Uji ka ardhur vetëm një gjys ore dhe nuk ka pasur ujë më.  Edhe vijnë e ankohen të gjithë këtu tek lagjia, a ke ujë, a ke ujë. Kështu që më mirë le  të shohin aty tek sahati, tek pompa nëse ka ujë apo jo. Jemi duke ndërruar pompat nga të vogla po i marrim edhe të mëdhaja më të shtrenjta. 300 mijë lekë bën një pompë, ja tani e kam marrë pompën e re vetëm për këtë arsye”, u shpreh banori i zonës.

Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të kthejë sytë nga qytetarët.

“Ne lypim ujë me kova tek komshinjtë për të shkuar në tualet, se për të larë fytyrën kemi  dy ditë pa e larë hiç.  Ne po lypim ujë me kovat, sikur të jemi në kohën e Skendërbeut, atëherë ka qenë më mirë se tani të paktën kishte pak ujë. Tani nuk ke as ujë dhe as furrë aty”, u shpreh një tjetër banor i zonës.

Fjala e plotë e Shefit të Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Ballit në Njësinë Nr.8 Rruga “Ibrahim Buzhiqi” në kryeqytet.

Jemi këtu në Njësinë Nr.8 Rruga “Ibrahim Buzhiqi” një zonë e cila është vetëm 800 m largë Bashkisë së Tiranës, dhe kjo zonë nuk ka as ujë në vitin 2022. Të mos ketë ujë në këtë kohë, ku supozohet sipas propagandës që bëhet  çdo ditë ku Tirana është kryeqyteti i të rinjëve dhe zhvillimit këtu nuk ka ujë. 

U bëj thirrje strukturave të Bashkisë së Tiranës të vijnë dhe tu japin banorëve shërbimin për të cilën ata paguhen. Dua të theksoj këtu se këta banorë paguajnë rreth 40 mijë lek deri në 60 mijë lek në muaj për ujë. Ndërkohë që këto familje nuk kanë ujë. Pavarësisht që këtu nuk ka ujë, këta vazhdojnë dhe paguajnë. Përse duhet të paguajnë këta banorë për një shëbim të cilin nuk e kanë?

Kjo ndodh vetëm dhe vetëm për shkak të vjedhjeve që bën bashkia ndaj familjeve shqiptare. Në këtë absurditet, në këtë anomali totale kryetari i bashkisë nuk mban asnjë përgjegjësi, ky është një rast që është denocuar disa herë nga banorët. Është një rast që ka dal të paktën prej dy, tre muajsh në çdo televizion, dhe përsëri bashkia nuk  merr asnjë përgjegjësi, asnjë masë. Bashkia ka detyrimin tu përgjigjet qytetarëve për taksat që këta qytetarë paguajnë. Bashkia merr taksat këtyre qytetarëve për t’u dhënë këta shërbime, të paguajnë ujin të cilin nuk e kanë. Këtu jemi në një kohë ku vetë qeveria flet për pandemi që duhen kushtet higjenike dhe të gjitha të tjerat.

Pra në këtë aspekt duhet që ti japim një mesazh të qartë edhe Bashkisë së Tiranës, posaçërisht lalit të inceneratorit i cili të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë punën. Nuk lahen njerëzit me propagandë, nuk vjen uji me propagandë. Uji vjen me punë, vjen duke bërë investime. Dhe jo duke bërë pallate. Pallatet janë një arsye tjetër që shkatërrojn, pengojnë kanalizimet e zonës.

Pra këtu jam edhe me disa banorë të zonës, të cilët kanë këto problem. Patjetër  që këta mund ta shpjegojnë edhe më mirë sesa unë se çfarë po ju ndodh, dhe sesi është gjendja aktuale në zonën e tyre. Por duhet theksuar që në vitin 2022 kryeqyteti i Shqipërisë , një vend kandidat për Bashkimin Europian, një vend i cili nga propaganda e shitur nga Erjon Veliaj flitet si kryeqyteti i zhvillimit, dhe ndërkohë e vërteta është që në familjet e qytetarëve të Tiranës nuk ka as ujë dhe vidhen duke u marr atyre para çdo muaj për diçka të cilën ata nuk e kanë, për një shërbim që ata nuk e kanë.

Edhe një herë i bëj thirrje Bashkisë të vijë dhe të marrë masa urgjente në këtë zonë dhe t'u kthejë ujin të cilin e paguajnë qytetarët e kësaj zone. Për të tjera unë ju ftoj të ndiqni edhe vetë banorët e kësaj zone.

Qytetarët:

“Ne kemi këtu 6-muaj që nuk kemi ujë. Unë  çohem në orën 4 të mëngjesit duke ruajtu ujin, a erdhi a nuk erdhi deri në orën 8 pa një çerek. Uji ka ardhur vetëm një gjys ore dhe nuk ka pasur ujë më.  Edhe vijnë e ankohen të gjithë këtu tek lagjia, a ke ujë, a ke ujë. Kështu që më mirë le  të shohin aty tek sahati, tek pompa nëse ka ujë apo jo. Jemi duke ndërruar pompat nga të vogla po i marrim edhe të mëdhaja më të shtrenjta. 300 milekë bën një pompë, ja tani e kam marrë pompën e re vetëm për këtë arsye”, u shpreh banori i zonës.

“Unë jam banore e kësaj lagje. Ashtu siç e tha edhe zotëria më përpara, kemi 6-muaj pa ujë. Vjen gjysmë ore dhe më pas nuk kemi më. Vijnë komshinjtë dhe më pyesin, a ka ardhur uji, keni ujë. Ka ardhur gjysë ore u them unë, dhe kështu mbyllet problem si në mëngjes, në drekë edhe në darkë i njëjti problem është. Kështu që i bëjmë thirrje bashkisë ta kthejë vëmendjen nga populli, nga lagjet. Votat i duan. Sa mirë që vijnë edhe kërkojnë votat, ashtu t’na plotësojn edhe neve kërkesat tona.  Ju faleminderit”, u shpreh një tjetër banore e zonës.

“Këtu në këtë zonë është shumë problem për ujin. Vjen në mëngjes uji 10 minuta dhe s’ka më pastaj. Në drekë dhe në darkë nuk ka ardhur fare mbrëm, dhe para dy ditësh erdhi gjys ore dhe nuk erdhi më. Tani nuk e marr vesh se edhe ne kemi nevoja personale në darkë, mos me pas as depozita, nuk e kuptoj domethënë. 30 e sa vite vetëm problem me ujin, problem me zorrat e ujit, e blejë me lek.  Nuk e kuptoj, nuk e dij ku do të shkojmë.  Më këto, jo uji, jo pensionet na duket diçka shumë e rëndë. Nuk e mendonim se do të arrinim në këtë pikë ky popull. Nuk e kisha menduar kurrë. Kaq mund të them se jam shumë i irrituar, nuk mundem. Është turp, më duket shumë turp”, u shpreh qytetari.

“Problem është uji me thënë të drejtën. Vjen një ditë dhe nuk  vjen më pas për dy javë. Bashkia as që e vret trurin fare. Ky regjim është, ne dritat dhe ujin i paguajmë dhe sërish ujë skemi.  Tani të shoh vetë bashkia, çtë të themi më shumë.  Ashtu siç e thanë edhe parafolësit, është e kotë. Ujë skemi ka 6-muaj”, u shpreh një tjetër banor.

“Ne lypim ujë me kova tek komshinjtë për të shkuar në tualet, se për të larë fytyrën kemi  dy ditë pa e larë hiç.  Ne po lypim ujë me kovat, sikur të jemi në kohën e Skendërbeut, atëherë ka qenë më mirë se tani të paktën kishte pak ujë. Tani nuk ke as ujë dhe as furrë aty”, u shpreh qytetari i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco