VIDEO-SYRI TV/ PD e Kukësit nderon Havzi Nelën, vëllai i poetit: Rama të kërkojë falje për firmën e vdekjes

12:23, 10/08/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike, Dega Kukës, përkujtoi poetin e fjalës së lirë Havzi Nela në 34-vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist. Qytetarë dhe përfaqësues të PD vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist.

Vëllai i poetit, Shukri Nela i kërkoi Edi Ramës në këtë përvjetor, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babi im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës.

Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu se si ndodhi ngjarja.

“Kur është varur Havzi Nela, kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerroi sigurimin e Enver Hoxhës, i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha Çekrezi.

Kryetari i PD Kukës, Admir Sinamati, në fjalën e mbajtur pas vendosjes së kurorave me lule para bustit u shpreh se 10 gushti do të kujtohet si dita e Martirit të Demokracisë, Havzi Nela.

“10 gushti është një ditë solemne. Është ditë solemne se ka të bëjë me përkujtesën. Ka të bëjë me nderimin për Martirin e Demokracisë, Havzi Nela dhe Partia Demokratike do ta shohë 10 gushtin gjithmonë si të tillë. 34 vjet ma parë regjimi obskurantist ndëshkoi me varje Havzi Nelën, Martirin tonë. Pikërisht në këtë vend ku jemi mbledhë të nderojmë Martirin. Me 22 prill të vitit 1967 në Shishtavec në mbledhjen e arsimtarëve të zonës u rebelua kundër reformave të Partisë - Shtet: 

- Prishjen e kishave dhe xhamive.

- Futjen në kooperativë.

- Heqjen e veshjes së zonës.

Në fund po përmend fjalët e fundit të Havzi Nelës para litarit:

“I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi (nanës)”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Milena10/08/2022 12:43

Uroj me gjithe shpirt e zemer qe neser niperit è ketij deshmori te Demokracise te varin nipin e Kristaq KRIMINEL Rama.

Milena10/08/2022 12:43

Uroj me gjithe shpirt e zemer qe neser niperit è ketij deshmori te Demokracise te varin nipin e Kristaq KRIMINEL Rama.

Shqiptaro-Amerikani10/08/2022 12:40

I nderuar z. President i SHBA! E nderuara znj. Elisabeta II, Mbreteresha e UK! I nderuar z. Blinken, Sekretari DASH! E nderuara znj. Kimete, ambasadoresha e SHBA në Tiranë! A e keni idenë se cilin po përkrahni, cilin po mbështesni dhe cilin diktator mizor dhe kriminel po mbani në pushtet në mënyrën më kriminale në Shqipëri????!!!! Në 10 Gusht të vitit 1988 në mes të qytetit të Kukësit, regjimi diktatorial gjakatar-komunisto-enverist nën drejtimin e kriminelëve gjakatarë Ramiz Aliaj (frymëzuesi dhe babai shpirtëror i Edvin Ramës), Spiro Koleka (daja i Edvin Ramës) dhe Kristaq Rama (babai biologjik i Edvin Ramës), varën një njeri, një poet, një njeri të fjalës së lirë, një mësues dhe një djalë nëne pa bërë asnjë krim, pa vjedhur asnjë qindarkë, pa vrarë asnjë milingonë, pa fyer asnjë njeri dhe pa shkelur asnjë ligj!! Me përkrahjen kriminale që JU sorosinët po i bëni pasardhësit kriminel biologjik dhe idiologjik të atij regjimi gjakatar, këtij narko-krimineli të frymëzuar, të edukuar dhe të mbrujtur me frymën kriminale të babait të vet dhe me shpalljen Non-Grata të liderit të parë demokrat, mikut më të madh të SHBA dhe Britanisë së Madhe, Prof. Dr. Sali Berisha, ju e vratë për herë të dytë heroin e fjalës së lirë Havzi Nela, ju e vratë për herë të dytë popullin shqiptar, ju e vratë për herë të dytë demokracinë dhe lirinë, ju e shkatërruat për herë të dytë Shqipërinë!!! Ju kriminelë modernë-sorosianë duhet t'i kërkoni një ndjesë të thellë shqiptarëve për gjëmën e dytë katastrofike kriminale që po i shkaktoni Shqipërisë dhe shqiptarëve!! Shqiptarët e paguan shumë shtrenjtë dhe me shumë gjak rrëzimin e diktaturës gjakatare komuniste më të egrën në botë, dhe e fituan lirinë dhe demokracinë që erdhi në vitin 1991, ndërsa JU kriminelë modernë sorosianë ua rikthyet atë diktaturë shqiptarëve përsëri atje ku ishte para vitit 1991!!! Pse nuk shkon në Kukës shoqja Kimete që të çojë një tufë me lule tek busti i heroit të demokracisë dhe fjalës së lirë, martirit të demokracisë, Havzi Nela? Apo e kanë shpallur edhe atë Non-Grata, pas vdekjes??!!! Ata realisht e kanë shpallur në fakt!!!

Shto koment

Denonco