Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

SYRI TV/ Skandali me kreun e bashkisë Mat, Agron Malaj i dha HEC-in firmës së të vëllait

13:18, 18/05/2024
A+ Aa A-

Emisioni "Piranjat" ka denoncuar skandalin me kreun socialist të bashkisë së Matit, Agron Malajn. Ky i fundit, nën dyshimet e forta për falsifikim dokumentesh dhe një sërë shkeljesh të tjera, i ka dhënë ndërtimin e një hidrocentrali, firmës së vëllait të tij, pra praktikisht vetes. Skandali zgjerohet edhe më tej kur kryebashkiaku reagon me forcë ndaj gazetares së Piranjave për ta larguar dhe për t’i mbyllur derën në fytyrë.

Nga SYRI TV

Piranjat kanë zbuluar një skandal që lidhet me kryetarin socialist të bashkisë së Matit, Agron Malajn. Ky i fundit, nën dyshimet e forta për falsifikim dokumentesh dhe një sërë shkeljesh të tjera, i ka dhënë ndërtimin e një hidrocentrali, firmës së vëllait të tij, pra praktikisht vetes. “Piranja” Kamila Xhakaj ka udhëtuar drejt bashkisë që udhëhiqet nga Agron Malaj, në fshatin Madhes, i cili rrethohet me ujë, por që ujë nuk ka për shkak të ndërtimit të këtij hidrocentrali.

Arsyeja? Sepse po ndërtohet një HEC. “Shkova më 8 prill të 2020 në fshat dhe shoh ca njerëz që po punojnë. Shoh që po bëhet një punim, ishin punonjës të bashkisë së Burrelit. Donin të ndërtonin një HEC në një përrua, ai vend ka patur 8 mullinj. 

Njoftova të gjithë banorët se po ndodh kjo gjë dhe erdhën e kundërshtuam. Bëmë peticione nga kryeministri te bashkia, por të gjitha ishin të kota. 

Madje morëm dhe ekspert ligjor për të kuptuar se si ishin mbledhur aq shumë firma dhe se si ishin bërë letrat. Mësuam se një pjesë e tyre ishin falsifikuar.

E denoncuam në Prokurorinë e Burrelit, por çështja u pushua çuditërisht’, thotë ky banor për ne. Nuk duket shumë e çuditshme, pasi firma që po merret me ndërtimin e HEC-it është ARM Albania.

Me letra është e vëllait të kryetarit, por që nëse e zbërthen emrin është Agron Rufat Malaj. Pra e kryetarit që ia jep vëllait, praktikisht vetes.” 

Kamila bisedon me një pjesë të banorëve që tregojnë shkeljet e bashkisë, ndërsa në fund e përball dhe kryetarin Agron Malaj me shkeljen e tij evidente.

Numri një i bashkisë së Matit nuk e pret aspak mirë gazetaren, nuk jep asnjë argument, madje përdor dhe forcën fizike për ta larguar dhe për t’i mbyllur derën në fytyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco