VIDEO/ Akil Kraja: Afera e inceneratorëve, një traktorist nga Këlcyra përfitues tenderash në Tiranë

18:02, 08/08/2022
A+ Aa A-

Akil Kraja anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i ftuar në Syri.Tv ka komentuar çështjen dhe vjedhjen e shekullit të inceneratorëve.

Sipas dokumentave të publikuar ka rezultuar se një traktorist nga Këlcyra është pronar i një firme ofshor që ka përfituar tenderat e inceneratorëve në bashkinë e Tiranës.

“Kjo është vjedhja e shekullit pasi po kryhet nga një grup i strukturuar kriminal dhe shpesh shprehja e përdorur që këto raste bëhen edhe filma, për këtë çështje edhe filma nuk mund të bësh dot pasi nuk e kap logjika.

Të gjitha firmat në Tiranë paguajnë një taksa për të çuar dherat e marra nga kantieret e ndërtimit që të mbulojnë plehrat në Sharrë.

Një skenar vjedhje e pastër, pasi paguajnë para për të djegur por djegie nuk ka, firmat paguajnë para për të çuar dhera në Sharë dhe e përdorin për të mbuluar plehrat.

Edhe për këto tendera është pas tyre Klodian Zoto ku po kryen vjedhjen në bashkëpunim me qeverinë dhe pushtetin

Bashkia Tiranë identifikon një kompani anonime ku po të gërmosh dalin në lidhje me kompanitë në Verona, Itali ku u arrestua një kryetar bashkie pasi kishin lidhje me klanin mafioz të Ndraghetas.

Kjo është një vjedhje e hapur dhe SPAK-ku duhet të vihet në lëvizje për ta zbardhur këtë cështje.

Në Tiranë janë paguar miliona euro për inceneratorët dhe asnjë ndërtim nuk është kryer, janë 450 milionë euro që po vidhen nga ky grup i strukturuar kriminal më në krye Edi Ramën dhe Erion Veliajn."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco