Në Portin e Durrësit nis shitja e apartamenteve/ Berisha: Mos bini viktima të mashtrimit

Në Portin e Durrësit nis shitja e apartamenteve/ Berisha: Mos bini viktima të mashtrimit

13:06, 05/08/2022
A+ Aa A-

Brenda një muaji pritet që të fillojë shitja e apartamenteve që do të ndërtohen në kuadër të Projekti Durrës Yacht & Marina, për të cilin është deklaruar se do të ketë një vlerë totale investimi prej 2 miliardë euro.

Kështu shkruan revista ekonomike Monitor. Sipas saj, punonjës të kompanisë zhvilluese po kontaktojnë me klientët potencialë dhe i kanë njoftuar se së shpejti do të bëhet prezantimi i projektit dhe do të fillojë shitja e apartamenteve, çmimi i të cilave do të bëhet publik ditën e prezantimit. Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore.

Fillimisht u deklarua se projekti do të ndërtohej nga kompania e njohur e Emirateve Arabe, Dubai, por më pas në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar si zhvilluese shoqëria offshore Symphony Real Estate Development.

Paralelisht me këtë projekt, parashikohet të kryhet dhe zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano, një proces që pritet të zgjasë me vite.

Por teksa projekti është i mbuluar me mister, opozita e quan një mega-skandal. Edhe sot, Berisha paralajmëroi qytetarët që të mos blejnë apartamente te ky projekt, pasi do jenë subjekt konfiskimi.

“E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë filluar të shesin apartamente? Edhe atë po e ndjekim.

U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien viktimë e një piramide mashtrimi që po ndërtohet në port, se çdo gjë do jetë subjekt konfiskimi. Ajo është një nga aferat më të mëdha korruptive.

Ftoj qytetarët e Durërsit që të mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco