VIDEO-SYRI TV/ Rruga Milot-Fier, Rama sulmon ‘Procesin e Berlinit’: Akuzat për korrupsion, 'vrimë në ujë'

13:28, 02/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës sBelinda Balluku kane njoftuar hapjen e garës për segmentin Milot Fier, pjesë e ’Korridorit Blu’. Shefi i qeverise hodhi poshtë akuzat për korrupsion që shoqëruan debatin për ndërtimin e këtij segmenti. Nga ana tjetër ministrja tha se tenderimi i kësaj rruge u shty për shkak të pasigurive financiare që solli pandemia.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ‘Procesin e Berlinit’ duke e fajësuar këtë nismë për mos akordimin e financimit për ndërtimin e aksit Milot-Fier. Këto sulme kryeministri i beri në hapje të garës për projektin e këtij aksi, i cili është pjesë e te ashtuquajturit ‘Korridori Blu’. I fokusuar krejtësisht në projektin e ‘Ballkanit të Hapur’, shefi i qeverisë ka bërë përgjegjës mekanizmin e procesit të Berlinit, duke anashkaluar faktin e mos-prezantimit te projekteve dhe studimeve serioze nga ana e qeverisë shqiptare që të justifikonin tërheqjen e financimit.

Dy vjet me parë, çështja e tenderimit të këtij aksi shkaktoi debate të forta mes qeverisë dhe opozitës për shkak të kostove të fryra që ishin parashikuar, mënyrën e tenderimit si dhe faktit që përdorimi i rrugës do të bëhej kundrejt një pagese prej 17 eurosh. Rama i hodhi poshtë akuzat dhe tregoi sesi kishte refuzuar ofertën e një kompanie të madhe që kishte shprehur interes për këtë segment.

Një vepër e pritur prej shumë vitesh, që ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit Europian, është një vepër që futëm në kanalin e financimeve në kuadër të proceseve të Berlinit.

Por koha që na  mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe vendosëm që të ecnim vetë, do i shërbejë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social, turizmit dhe lëvizjes në Unazën më të madhe të Mesdheut, është pjesa më strategjike e Korridorit Blu, gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim.

Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetet kryesor të Shqipërisë, ndërkohë që po punojmë edhe për projektin e zgjerimit edhe të rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë dhe po punojmë me BE që Korridori i 8 të jetë një realitet në pikëpamjet e çdo standardi.

Faza tjetër është faza e hekurudhave, aeroportet janë në proces, i Vlorës është në kantier, dhe aeroporti i Mynihut që është operatori i parashikuar për Vlorën ka lancuar një tender të vetin atje sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që konfirmon kredibilitetin dhe standardet e projektit dhe suksesin e garantuar të atij projekti.

Aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në një kohë të arsyeshme do jetë pikë referimi për gjithë zonën që prek Shqipërinë dhe Kosovën dhe më gjerë se kaq. Do hapet gara së shpejti për aeroportin e Sarandës’, tha Rama.

Nga ana tjetër zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shpjegoi arsyet e vonesave në tenderimin e kësaj rruge duke i lidhur këto me tërheqjen e financuesve dhe bankave për shkak të pasigurisë nga pandemia. Ajo tha se tenderimi për rrugën do të segmentohet për tu dhënë mundësi kompanive që të garojnë.

‘Para dy vitesh është bërë studimi i fizibilitetit. Hapëm tenderin pati shumë interes nga kompanitë, por më pas nisi pandemia dhe patëm një tërheqje të financuesve sepse bankat u tërhoqën për shkak të pasigurisë. E shtymë disa herë afatin e këtij procesi. Edhe një ofertë u s’kualifikua pasi nuk plotësoi kriteret teknike. Kompania ofertoi me 96 muaj që nuk përputhej me kërkesat e qeverisë. Kemi vendosur që një pjesë të korridorit blu 114 km do të hapim sot Milot-Fier, do e segmentojmë duke iu dhënë më shumë mundësi kompanive që të garojnë.

Do të linçojmë sot segmentet Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe segmenti tjetër Lekaj – Fier do të hapet sot gara ndërkombëtare. Për segmentin tjetër Thumanë Kashar ka nisur puna, ndërsa për segmentin tjetër Milot Muriqan po presim projektimin nga konsulentët. Në autostradë shpejtësia do të jetë nga 90 deri në 130 kilometra. Përfitimet ekonomike pritet të jenë 2000 të punësuar, 400 milionë euro përfitim, do kemi më pak aksidente, kosto më të ulët për transporti dhe rritje të turizmit pasi shkurtohen distancat nga veriu në Jug. Do të ketë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e vendit’, tha Balluku.

Balluku tha se sksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Altin03/08/2022 09:21

Vazhdoni punën përpara sepse vetëm qeveria rama mund ta bëjë një punë nga fillimi në fund siç ka hije

Daj Jaku02/08/2022 13:52

Nuk na the sa 40-50 milion € për km do kushtojë autostrada për të kuptuar sa është 60% e vlerës së saj që do përfundojnë në ishullin tropikal të Edvin Hajdutit 2 metrosh.

Shto koment

Denonco