Partosh: Londra sanksionoi Berishën pse doli kundër Ballkanit të Hapur

Partosh: Londra sanksionoi Berishën pse doli kundër Ballkanit të Hapur

10:40, 30/07/2022
A+ Aa A-

Analisti britanik, Gabriel Partosh, deklaroi para disa ditësh se vendimi i Londrës për të sanksionuar kryetarin demokrat, Sali Berisha, nuk ka lidhje me korrupsionin.

Sipas tij, kjo lidhet me qëndrimin që ka mbajtur Berisha kundër Serbisë.

Edhe në një intervistë për Report TV, Partosh thotë se Britania e Madhe e mori vendimin kundër Berishës pasi ai ka dalë kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

“Retorika nacionaliste e zotit Berisha, që kërkon të minojë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të rritur bashkëpunimin rajonal përmes nismës Ballkani i Hapur me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, konsiderohet gjithashtu në Londër si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës ka rritur tensionet gjeopolitike në të gjithë Evropën, dhe kur Kina është e zënë duke u përpjekur të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, Britania e Madhe së bashku me SHBA-në dhe BE-në është e vendosur të kundërshtojë aktivitetet që konsiderohen si kërcënim për stabilitetin rajonal. Lëvizja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar tregon gjithashtu solidaritetin e saj me SHBA-në, e cila vendosi sanksione të ngjashme ndaj zotit Berisha në maj të vitit të kaluar”, tha Partosh.

Kujtojmë se nisma e Ballkanit të Hapur është iniciuar nga miliarderi ultra-majtist George Soros, ndërsa i biri shfaqet vazhdimisht në çdo takim të kësaj nisme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco