Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

‘Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë’,  Meta: Vetëm lufta e hapur kundër korrupsionit parandalon falimentimin…

‘Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë’, Meta: Vetëm lufta e hapur kundër korrupsionit parandalon falimentimin…

10:34, 14/07/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar indeksin për korrupsionin që e rendit Shqipërinë si vendi më i korruptuar në Europë.

Meta shprehet se mungesa e llogaridhënies në çdo nivel qendror dhe vendor natyrshëm që do të sillte këto rezultate.

Ai thekson se vetëm lufta e hapur kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën te qytetarët.

“Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë. Asnjë surprizë!

Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!’, shkruan Meta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco