'Vetingun e bëjnë bandat'/ Berisha: Askush në botë nuk e pranoi reformën e padronit të Ramës, George Soros!

'Vetingun e bëjnë bandat'/ Berisha: Askush në botë nuk e pranoi reformën e padronit të Ramës, George Soros!

10:49, 28/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ka bërë një reformë në drejtësi si askush tjetër në botë.

Berisha shprehet se askush në botë nuk e ka pranuar reformën e padronit të Ramës, George Soros!

POSTIMI I PLOTE

Kur nuk kupton gjë, thua çdo gjë!

Edi Rama thotë: “kam bërë reformën në drejtësi si askush në botë”.

Por harron se askush në botë nuk pranoi reformën e padronit të tij George Soros!

Edi Rama bën të gajasen të tjerët në takime kur ai rreh gjoksin se reformën e tij në drejtësi nuk e ka bërë asnjë vend në botë.

Ai nuk kupton se:

Së pari, asnjë vend tjetër në botë nuk pranoi një reformë nga George Soros si kjo.

Së dyti, ai nuk kupton se do të ishte mbi të gjitha kjo reformë, që me asgjësimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, de facto asgjësimin e shtetit ligjor, e bëri Shqipërinë rast të tillë të vetëm në botë dhe gaz të dheut. Kjo mbylli për 4 vite me radhë dyert e BE për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Së treti, nga qendrat antikrim të vendeve të Beneluksit, BE ka mësuar se bandat e lidhura me narkoqeverinë Rama përcaktojnë vendimet e vetingut në Tiranë.

Por, kur nuk kupton gjë, thua çdo gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco