Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

VIDEO-SYRI TV/ PD kërkon anulimin: 'Amnistia fiskale' bëhet për kriminelët e Edi Ramës!

11:54, 27/06/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike del kundër amnistisë fiskale për emigrantët që kanë deri në 2 milionë euro të përfituara në punë të zezë. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha sot se amnistia në të vërtetë nuk bëhet për emigrantët.

DEKLARATA E PLOTE

Ligji i amnistisë fiskale, i Edi Ramës, është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por edhe e vendosmërisë së tij për të penguar hapjen e negociatave me BE.

Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut automatikisht në listën e zezë të këtyre vendeve.  Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të krimit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliard euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliardë janë transkaksione bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca.

Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kriminale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%.

Por, ju ftojmë të shtrojmë pyetjen:
Kush janë këta emigrantë që me djersë, sakrificë, punë me orare të tejzgjatura, dy turne, ose punë të rënda fizike, të kenë vendosur një pasuri të tillë?
Përgjigja është, shumë, shumë pak.

Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtesohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim:

Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre.
Po rikujtojmë këtu se, vetë Edi Rama akuzohet në raportin e OSBE të vitit 2014 se ka të fshehura në llogari offshore 200 milion euro dhe këtë akuzë ai nuk guxoi ta përgënjeshtrojë asnjëherë.

Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëve tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para droge e krimi të bandave të lidhura me qeverinë, dhe që bëjnë ligjin në narkoshtetin e Edi Ramës.

Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitorët e tij strategjikë, të privilegjuarit e tij.

Si përfundim, PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që realizohet për botën e krimit qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista.
Mbi të gjitha, ky akt largon shqiptarët akoma më shumë nga Bashkimi Europian.

Kjo amnisti shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të krimit në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anulluar menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani27/06/2022 15:11

Nuk ka derman me narko-sulltan-satrapin sorosian të Surrelit!!! Ai, qeveria dhe i gjithë pushteti i tij politiko-ekonomik është vënë në shërbim total të krimit të organizuar shqiptar dhe organizatave kriminalo-mafioze, ku ai vetë është kreu i tyre!! Shqipëria sot është i vetmi shtet në botë që përfaqëson vetëm organizatat kriminale! Pra, për turpin e SHBA dhe të Evropës, sot në mes të Evropës u krijua Shtet-Organizata e Strukturuar Kriminale!!! Më e keqja fare, që ky Shtet-Organizatë Kriminal është edhe antar i NATO-s. Pra, të gjitha sekretet ushtarake të NATO-s, janë jo vetëm në duart e krimit të organizuar, por ndoshta edhe të Kremlinit. Kjo është tepër serioze për paqen dhe sigurinë në botë, në Evropë dhe në Rajonin e Ballkanit!! Shqipëria është një dështim total i politikave të SHBA dhe Evropës! Në radhë të parë SHBA është qelbur, pastaj është qelbur Evropa, pastaj populli shqiptar dhe në fund u ble edhe opozita shqiptare. Këtë po e them me fakte bindëse, sepse e njoh me shumë detaje si tuatën botërore, në SHBA, në Evropë, në Ballkan dhe sigurisht në Shqipëri, prej 30 vitesh. Nuk është thjesht opinioni apo mendimi im, por janë faktet. E para. Në SHBA ndikimi i miliarderëve dhe filantropëve majtistë tek Partia Demokratike Amerikane (majtisto-liberale) dhe i Sorosit tek partitë e majta të Evropës, të Ballkanit dhe të Shqipërisë, që pas vitit 2009, është mjaft i fuqishëm dhe shkatërrues për Konservatorët, për Qendrën e Djathtë dhe Të Djathtët në SHBA, Evropë, Ballkan dhe në Shqipëri. Kjo ka bërë që demokracia të jetë drejt mbarimit dhe po shkohet drejt liberal-sorosianizmit-majtist, drejt degjenerimit dhe degradimit të shoqërisë njerëzore, duke rikthyer regjimet autoritare dhe diktatoriale anti demokratike. E dyta. Shoqëria shqiptare është në dekadencë të thellë dhe po bëhet gjithnjë e më tepër e korruptuar, servile, injorante, idiote dhe analfabete. Kështu që në këtë fazë ku ka arritur ky degradim social, është shumë më e lehtë për një pushtet dhe për një regjim autokrat, autoritar, kriminal dhe diktatorial dhe me mbështetje të fuqishme Amerikane dhe Evropiane, për ta intimiduar, frikësuar, dëbuar, tmerruar, për ta blerë, për ta nënshtruar dhe për ta sunduar me çdo mjet që të jep pushteti i pakufizuar!! E treta. Kriminalizimi me projekt dhe me plan të programuar mirë qeveritar i të gjithë shoqërisë shqiptare, i administratës shtetërore, i policisë, i të gjithë sistemit të drejtësisë, i qeverisjes qëndrore dhe lokale, i të gjitha institucioneve shtetërore ligjvënëse dhe ligjzbatuese, i politikës, i të gjithë jetës ekonomiko-sociale të shqiptarëve. Sot, nuk gjen asnjë zyrtar shteti që nuk ka një dosje kriminale të hapur apo të mbyllur me urdhër të Edvin Ramës! Të gjithë këta zyrtarë dhe politikanë majtas dhe djathtas, janë peng i dosjeve penale kriminale, që Edvin Kristaq Rama, me shumë zgjuarsi ua ka përgatitur prej 9 vitesh. Po ashtu edhe klientët e tij oligarkë dhe të gjitha grupet dhe organizatat kriminale të strukturuara dhe të mbështetura fuqishëm nga Rama, janë pengje të tij dhe i shërbejnë si qenë sulmi mbajtjes së pushtetit të tij kriminal, përndryshe përfundojnë në pranga dhe burgjeve. Ndërkohë që SHBA dhe Evropa e dinë shumë mirë këtë fakt dhe përsëri heshtin dhe e mbështesin!! Përballë këtij realiteti kriminal shqiptarët janë të pashpresë dhe po ikin e po largohen nga sytë këmbët sa më parë dhe të shpëtojnë kokën. Situata në Shqipëri është më e keqe se sa në Ukrainë! Shqipëria në këtë gjendje kaq katastrofike nuk ka qenë kurrë as në periudhën e diktaturës komuniste!!!! I vetmi shpëtim për Shqipërinë, për lirinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, sot është ose një ndërhyrje e fuqishme ndërkombëtare Amerikane dhe Evropiane, ose do të ketë gjakderdhje të madhe!

Shto koment

Denonco