‘108 milionë euro për 33 km’/ Vasili: Ndërkohë që rilindja plaçkit taksat e shqiptarëve, SPAK mbyll sytë

‘108 milionë euro për 33 km’/ Vasili: Ndërkohë që rilindja plaçkit taksat e shqiptarëve, SPAK mbyll sytë

14:30, 26/06/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave dhe fakteve të publikuara në media se kostoja e rrugës Kardhiq-Delvinë është dyshifuar nga 50-60 milionë euro, në 180 milionë euro, pasi janë grabitur fondet.

Vasili ka kërkuar që SPAK të reagojë për këtë skandal të radhës, pasi ndërkohë që rilindja plaçkit taksat e shqiptarëve, prokurorët po heshtin dhe kanë mbyllur sytë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Fakte te renda per grabitjen e fondeve per rrugen Kardhiq- Delvine,po SPAK ku eshte!!

Dyfishohen kostot e Rruges Kardhiq- Delvine.

Nga nga 50- 60 milion euro kostot rriten ne rreth 108 milion euro.

Grabitja mafioze e shtetit eshte perpara syve.

Me nje skeme te coptuar ne dhjetra tendera e shtesa kontratash deri edhe ne tre here radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kane ngopur me para' kompanite kliente dhe veten e tyre.

Nderkohe, qe rilindja plackit taksat e shqiptareve SPAK hesht dhe mbyll syte.

SPAK qe merret pa u lodhur me kombajnen e Bektashit, qe korr grure miliardat qe plackit qeveria ben sikur nuk i sheh.

Faktet jane aty dhe askush nuk i fsheh dot.

Ne nuk do t'i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtesise per plackitesit e rilindjes, qe guxojne dhe bejne edhe moral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco